Shenim : – Nje urim special shkon edhe nga Kryesia e shoqates Alba – Dansk ,me rastin e festes se Sulltan Nevruzit,per te gjithe besimtaret bektashi kudo ku jetojne e punojne ata. Le te jete nje feste e gezueshme per te gjithe besimtaret ,ku te sjelle paqe ,lumturi e sa me shume dashuri. Urime festen dhe kalofshi sa me gezuar me familjet tuaja dhe me te gjithe ata qe ju jua don zemra. Gezuar e per shume mote kete feste te madhe te bektashive shqiptare.
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
__________________________________________________________
Besimtarët bektashinj në të gjithë Shqipërinë festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij besimi. Në këtë ditë bektashinjtë kremtojnë ditëlindjen e imam Aliut dhe kjo festë njihet ndryshe edhe si dita e rilindjes së madhe. Sipas besimit bektashi, në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet. Kjo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe. Në ditën e Sulltan Nevruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja. Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet. Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi dje të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati. Për të urur bektashinjtë me rastin e festës së tyre në selinë e kryegjyshatës pritet të zhvillojnë vizita autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit.
Vizion Plus
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply