Alsat-M
Me disa manifestime të organizuara nga organizata joqeveritare Maqedonia sot e shënon Ditën Botërore të ujërave.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot me rastin e Ditës Botërore të ujërave do të marrë pjesë në aksionin e zhytjes për pastrimin e Liqenit të Dojranit.
Shefi i shtetit do të shoqërohet nga zëvendësministri i Mjedisit të jetesës dhe planifikimit hapësiror Stevo Temelkovski.
Aksionin e organizon klubi i zhytjes “Vrelo”, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe një grup zhytësisht nga Republika e Greqisë.
Iniciativa për shënimin e Ditës Botërore të ujërave është ngritur në vitin 1992 nga ana e KB-së. Që të theksohet rëndësia e kujdesit për ujin, periudhën e vitit 2005-2015, KB-ja e shpalli për Dekadën e ujërave me moton “Ujë për jetë”.
Vitin e kaluar Dita Botërore e ujërave në Maqedoni u shënua me aksionin katërmujor për pastrimin e liqenit në kanionin e Matkës, që u përkrah nga presidenti Ivanov dhe nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply