Një 47 vjeçare nga Detroiti i SHBA-ve i ka humbur të gjithë dhëmbët e saj dhe ka marrë një sëmundje të rrallë të kockave, pasi ka konsumuar mbi 100 filxhanë çaj në ditë, duke e vazhduar këtë rutinë të pirjes çdo për 17 vjet.
Për këtë problem ajo vizitoi një mjek në spitalin “Henry Ford” në Detroit, pasi kishte patur dhimbje dhe shtrëngime në shpinë, krahë dhe ije.
Dhëmbët e saj u bënë aq të brishtë, sa që kishin filluar të binin vet, ndërsa kontrolli i saj me rrezet X, tregoi se ajo kishte probleme të shumta në fushat kockore dhe një çrregullim në unaza dhe ligamente.
Një problem tjetër tek ajo, ishte edhe niveli i lartë i fluorit, i cili në të ishte i pranishëm katër herë më shumë se vlera normale.
Është për tu çuditur sepse kjo praktike nuk është hasur shumë në SHBA dhe Britaninë e Madhe, por është endemike në pjesët e tjera të botës, ku niveli i fluorit në ujë është i pranishëm për nga natyra, si në Indi dhe Kinë.
Problemi kryesor është se vlera e lejuar e përbërjes së fluorit në një litër ujë është katër mg, por me konsumimin e tepërt të çajit gruaja ka konsumuar mbi 20 mg fluor në ditë, çka ka shkaktuar prishjen e dhëmbëve.
Dr. Sudhaker Rao, i cili ka vizituar gruan, ka thënë se konsumimi i tepër i ujit dhe i fluorit nga pacientja, ka shkaktuar në kockat e saj probleme të mëdha.
Pacientes nga Detroiti i është këshilluar që ta konsumojë më pak çajin në mënyrë që t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply