Një shqiptar ka përhapur panik në Vatikan ditën e sotme, teksa kërcënonte se do të hidhej nga Kupola e Shën Pjetrit për t’i dhënë fund jetës së tij.
Të gjithë turistët e pelegrinët e pranishëm u vunë nën alarm nga gjestet e shqiptarit, i cili kishte hipur në Kupolën e Shën Pjetrit, nga ku tentoi të hidhej.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i xhandamërisë së Vatikanit, të cilët e kanë bindur 49-vjeçarin shqiptar që të mos e ndërmerrte aktin e vetëflijimit.
“Corriere della Sera” bën me dije se shkak për veprimet e shqiptarit kanë qenë problemet familjare. Ndërsa burime të tjera thonë se, policia ka nxjerrë në dritë se shqiptarit i është mohuar qëndrimi i mëtejshëm në Itali për shkak se 49-vjeçari ka keqtrajtuar familjen e tij si dhe është akuzuar për sekuestrim personi.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply