Ne foto Hamdi Salihi
Ne temperatura -10 grade celsius dhe ne një fushe me terren te vështire te stadiumit “Ulleval” ne Oslo te Norvegjise, kombëtarja kuqezi ka arritur te triumfoje përballe norvegjezeve, duke zgjuar ëndrrën për nje kualifikim te mundshëm ne Brazil 2014. Ka qene Hamdi Salihi ai qe i ka kaluar djemte e De Biasit ne avantazh pas golit te shënuar ne minuten e 67 te takimit, duke e çuar skuadrën ne kuoten e 9 pikëve. Rreth 2 mije tifozet shqiptare, ndonese shume here me te pakte ne numer se ata norvegjeze, kane arritur ta ndezin atmosferen ne shkallet e stadiumit “Ulleval”,me fishekzjarre e me nje flamur te madh kuqezi. Pjesa e pare u mbyll ne barazim per skuadrat, me asnje nga rrjetat e prekura nga topi. Loja është dominuar ne pjesën me te madhe nga kuqezinjtë ndërsa kombëtarja norvegjeze ishte mjaft dobet. Dy minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt, Andi Lila ndëshkohet me karton të kuq por rezultati nuk ndryshoi. Shqipëria luajti kualifikuesen e peste ne Grupin E kualifikues per Boterorin 2014. Ky ishte ballafaqimi i trete mes 2 skuadrave, pas perballjes se pare ne 1998 ku ato u ndane me barazim 2 me 2 dhe takimit te dyte ne 1999 ku Norvegjia fitoi 2-1.
Vizion Plus
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply