Furra e bukës “Keta” në Gostivar nga dita e hënë do të ndaj bukë pa pagesë për çdo person dhe familje nevojtare në Gostivar me rrethinë.
Aksioni humanitar nga furra “Keta” vjen në një periudhë kur shumë familje kanë nevojë për ndihmë dhe mungesë të produkteve ushqimore si pasojë e pandemisë nga koronavirusi.
Furra e bukës “Keta”, apelon çdo qytetarë që ka nevojë për bukë, gjatë dy ditëve të vikendit të paraqitet në marketin e tyre në rrugën e cila të çon për te Tregu i Madh i qytetit në Gostivar. Pasi të përpilohet lista, për çdo ditë do të fillojë furnizimi me bukë.
Burimi/globi.mk/


Leave a Reply