Editorial /
Nga Roland Bejko/
Koronavirusi duket sikur nuk e ka gjetur akoma rrugen per tu futur ne Qarkun e Gjirokastres, dhe ky eshte pa dyshim nje lajm i mire per te gjithe. Por, lajm i keq aty eshte VARFERIA DHE URIA!
Po, po, uria dhe varferia!
Gjendja ekonomiko-financiare e qytetareve te Gjirokastres eshte shume e dobet. Gjirokastra nuk eshte me qyteti me shkallen e mireqenies dhe te te ardhurave mesatare me te larta per fryme ne shkalle vendi sic deshmonin statistikat e disa viteve me pare. Tashme varferia eshte ulur kembekryq ne kalldremet e ketij qyteti ne te gjitha kategorite sociale.
Sikur te mos mjaftonte kjo, qyteti me fshatrat perrreth vuajne edhe largimet masive te banoreve te saj, kryesisht te rinjte dhe ata qe kane ende mundesi dhe fuqi per te punuar gjetke. Emigracioni ne vende te huaja ka qene trendy i ketyre 4-5 viteve te fundit.
Dhe sikur te mos mjaftonte panorama e zymte e ketij qyteti te zbrazet, per ata qe kane vendosur te jetojne ende ne ate vend, edhe me e zymte u be jeta e tyre tani ne ditet e pandemise se virusit Covid 19.
Izolimi i detyruar i ka bere te varferit edhe me te varfer sepse askush prej tyre nuk ka me rezerva ushqimore dhe finaciare per te perballuar jetesen e perditshme ne kushtet e izolimit. Ndihmat ushqimore jane te pakta dhe deri tani jane trajtuar disi nga pushteti vendor dhe nga ndonje donator bujar vetem pleqte e vetmuar e pa perkrahje. Ankesat nga banoret e pa pune dhe pa te ardhura mujore jane te medha. Disa prej tyre i kane derguar ankesat e tyre ne adresen e portalit tone Jugunews.net. Askush prej te papuneve nuk eshte ndihmuar me pako ushqimore dhe ilace nga ana e qeverise dhe pushtetit vendor. Per ndihma financiare as qe behet fjale, te pakten deri me tani.
Opozita vendore nderkaq eshte shprehur se edhe ato pak ndihma qe jane shperndare keto dite nga pushteti vendor, kane qene selektive dhe mbi baza listash partiake. Nese kjo eshte e vertete, natyrisht qe kjo nuk ka brenda asgje humane, perkundrazi, eshte kriminale te diferencosh varferine sipas ngjyrave politike.!
Dhe tashme varferia nuk eshte me vetem ceshtje e komuniteteve rome, egjiptiane apo te pamundurve per te punuar, por tani, sidomos ne kete kohe izolimi total varferia eshte bere nje fenomen masiv.
Gjirokastra po vuan tashme mungesen e politikave per investime strategjike nga ana e qeverise si dhe mungesen e investitoreve dhe sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane pergjithesisht te ulta.
Edhe turizmi qe sapo kishte filluar te zhvillohej ne nje fare menyre kryesisht ne zonen muzeale te qytetit te UNESKO-s, duket qe kete vit do te jete nje katastrofe e vertete. Per bujqesine as qe behet fjale te flitet fare. pa le kur e mendon qe shumica e investimeve ne fushen e hoteleri-turizmit jane bere me kredi bankare dhe se shpejti, bankat do kerkojne shlyerjen e detyrimeve pas daljes nga izolimi dhe distancimi social, sic quhet rendom. Arsyet dihen. Per shkak te pandemise jane anulluar ose jane pezulluar pothuajse te gjitha rezervimet e turisteve te huaj. Operatoret turistike dhe bizneset qe operojne ne kete fushe i kane drejtuar nje leter me propozime konkrete Qeverise shqiptare dhe Kryeministrit te propagandes per te pasur nje mbeshtetje per te kapercyer krizen pa deme te medha financiare.
Ne fakt,Qeveria duket sikur e ka marre me nge kete punen e menaxhimit te urise ne gjithe Qarkun e Gjirokastres. Pushteti vendor edhe me me nge akoma. Pa asnje strategji lokale. Pushtetaret dhe punonjesit e administrates publike e kane nje rroge te garantuar. Si te tille ndoshta ata nuk e kuptojne dot realitetin tjeter qe ekziston pertej tyre, pra urine!
Uri eshte kur kalojne tre vakte pa ngrene dhe kur prindi ne shtepi nuk ka me asnje ushqim jetik per tu dhene femijeve te tij. Uria ndodh kur kryefamiljari nuk ka me asnje kacidhe ne xhepin e tij per te blere qofte edhe pak miell ne dyqan. Uria te pllakos edhe kur shitesi i lagjes nuk ka me mundesi te te ofroje ushqime me borxhe ne lista se ka falimentuar per vete. Uria te merr jeten kur askush nuk te ofron qofte edhe nje pako me ushqime sepse ty nuk te beson qe nuk ke para dhe mundesi, sepse nuk te kupton! Nuk te kupton dot sepse ai vet e ka nje rroge ndoshta te merituar ne rastin me te mire, apo te dhuruar nga partia ne rastin me te keq.
Por dihet tashme, nuk eshte e re po ta themi qe uria prodhon vdekjen e te uriturit, por prodhon edhe deshperim. Dhe deshperimi te con ne revolte…
Dhe fakti qe ne Qarkun e Gjirokastres nuk ka ende asnje te infektuar me koronavirus duket se i ka bere pushtetaret lokale edhe me euforike. Mirepo kjo eufori ne keto kushte te jashtezakonshme eshte vrastare. Hallet dhe problemet e medha te qytetareve ne shumice te varfer te ketij qyteti fisnik, nuk i zgjidh dot as prapaganda dhe as kapardisja mediatike e kryetareve te bashkive. kerkohen urgjent angazhime konkrete dhe te sinqerta. Prandaj te gjithe kryetaret e bashkive te ketij Qarku, qe nga Dropilli, Libohova, Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra dhe Permeti, deputetet, Prefekti si dhe gjithe instancat shteterore aty eshte mire t’i bejne nje vleresim real situates ne te cilen gjenden qytetaret si ne zonat urbane ashtu dhe ne ato rurale. Mos te mendojne se populli jeton i lumtur si ata nen udheheqjen vezulluese te “Mberetit Diell” , por te marrin masat vecanersht per te frenuar urine krahas mos perhapjes se pandemise. Dhe urine e ndal ekonomia dhe tregu. Pra nuk mjafton te shperndahen vetem pakot me ndihmat ushqimore,- keto mund ta shuanin disa dite urine, por nuk e zgjidhin problemin. Nuk mjafton as vetem te japesh nje ndihme te lehte financiare,-edhe kjo do zbuste pakes, fare pakes varferine, por duhet ndihmuar mbijetesa e ekonomise lokale qytetse apo rurale,- kjo do ti ndihmonte realisht banoret e atyre zonave. Qe ata qe e kishin nje pune deri me sot, te mos i shtohen neser pas pandemise ushtrise se te uriturve. Se nese ndodh qe uria te behet masive, kjo ka per te qene perpos se nje turp dhe njolle zeze e madhe per pushtetaret aty dhe ne Tirane, edhe nje katastrofe me permasa te renda humanitare!
Fytyrat e deshperuara te qytetareve qe presin te marrin nje pako me ndihma shqimore ne njeren nga lagjet e siperme te qytetit sic duken ne foton ilustruese te ketij shkrimi, jane prova me e mire se te gjitha sa thame me larte, jane te verteta.
Burimi/jugunews.net


Leave a Reply