Qëllohet me tre plumba Admirim Sako, shok dhe mik i “baronit të drogës” Elton Deliu. Policia: Kemi të dhëna për autorin. Po hetojmë mbi dosjen e Elton Deliut, pasi Sako rezulton të jetë administrator i pasurisë së tij.Admirim Sako, 39-vjeçari i njohur prej kohësh si një ndër njerëzit me të afërt të Elton Deliut, ka pësuar të njëjtin fat si shoku i tij. Mbrëmë rreth orës 22.15. Sako ra në një pritë të mirorganizuar. Tre plumba pistolete janë lëshuar mbi Sakon krejt befasisht në qetësinë e natës, në një rrugicë pranë Gjykatës së Tiranës. Shkaku po kërkohet nga policia te fakti se ai konsiderohej pasues i Elton Delisë, që ekzekutua bashkë me nënën e tij në një apartament në kryeqytet. Sako ishte në gjendje kritike për jetën kur arriti në spitalin ushtarak, thanë burime të policisë. Sipas dëshmive të mbledhura nga “Shekulli” mbrëmë në vendngjarje, ekzekutuesi ka qëlluar me plumb në kokë Sakon. Thuajse në të njëjtën mënyrë është ekzekutuar edhe 5 vite më parë Elton Deliu. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes shumë shpejt, por akoma ka pak të dhëna në lidhje me autorin e sulmit. Dëshmitarë okularë thanë se kanë parë se nga ka lëvizur personi që e ka qëlluar.
Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën “Shekulli”
Nikoleta Kovaçi
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply