Publikimi i letrës që 23 intelektualë shqiptarë i drejtuan kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka angazhuar me dhjetëra personalitete të tjerë të shoqërisë shqiptare për t’iu bashkuar kësaj iniciative. Personalitete të njohur në fushën e artit dhe të mjekësisë, historianë dhe akademikë kanë firmosur letrën, që i kërkon Edi Ramës të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë 3 ligjet e integrimit. Numri i personaliteteve shqiptare që kanë firmosur këtë peticion ka shkuar në 100. Ata janë emra të respektuar dhe të dashur për shqiptarët, mes të cilëve Hysen Heta prof.dr; Ismail Keta, 2 herë kampion bote në Kick dhe Thaibox; Kastriot Çipi, regjisor; Agustin Kola dhe Fatmir Frashëri, ish futbollistë të sportklub Tiranës; prof. Petrika Afezolli, kompozitori Shpëtim Saraçi, koreografi Rexhep Çeliku, prof.dr. Nestor Tereska, dirigjenti Sulejman Balteza dhe shumë intelektualë të tjerë.
Nismëtarët e kësaj lëvizjeje sigurojnë qytetarët se kjo nismë nuk ka ngjyrime politike! Ajo është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar dhe kërkojnë që me këtë interes madhor të bashkohet edhe Kryetari Partisë Socialiste, zoti Edi Rama.
Nismëtarët e kësaj lëvizjeje qytetare kanë vënë në dijeni për këtë iniciativë edhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kërkojnë zonjës Topalli që 3 ligjet e integrimit të jenë pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin e Shqipërisë, menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar.
…
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply