Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partia e të cilit po përdor gazin për ta bllokuar ratifikimin e Demarkacionit, ka drejtuar disa fyerje ndaj ndërkombëtarëve e liderëve kosovarë.
Deputeti i VV’së i ka quajtur burokratë ambasadorët e shteteve mike, ndërkohë që Hashim Thaçin e ka quajtur tradhëtar e për Ramush Haradinajn ka thënë se falë tokë, shkruan gazetametro.net.
Ai si fillim e ka përmendur Demarkacionin, duke thënë se votimi i kësaj marrëveshje është legjitim i ‘tradhëtisë së presidentit Thaçit’.
“Ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit. Pasnesër ai i ratifikuar shkon në Bruksel për ta vazhduar ‘Zajednicën’ me Vuçiqin”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq, ai nuk ka kursyer gjuhën për ambasadorët e shteteve mike, të cilët i ka quajtur burokratë.
“Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës)”, ka shtuar Kurti.
Ndërkohë, Kurti i ka quajtur edhe ‘kriminelë’ pushtetarët, duke thënë se po ua premtojnë heqjen e vizave ata që nuk duan të largohen nga pushteti.
Sidoqoftë, Kuvendi akoma po vazhdon të qëndrojë në pushim, teksa po pret të qartësohet pjesa me mungesën e kartelave pasi ato i ‘vodhi’ deputeti i VV’së, Liburn Aliu./gazetametro.net


Leave a Reply