Në fjalën përmbyllëse të Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama u shpreh mbi miqësinë me fqinjët duke theksuar se Shqipëria respekton fqinjësinë e mire, por nuk ia pranon tekat kur i shkelen të drejtat shqiptarit. Ai foli edhe për unifikimin e teksteve shkollore në diasporë.
“Nuk mund të mos ndiej keqardhje për disa që në një moment u shfaqën menjëherë si punëprishës dhe ç’nuk thanë për organizimin e këtij samiti. Por keqardhjen dua ta shpreh përmes Faik bej Konicës të madh, i cili rreth 110 vjet më parë tingëllonte shumë aktual dhe shpesh herë për dreq tingëllon shumë aktual ai dreq.
‘Ca kaptie e ca alkoolik, ca kafshë armiq të amshuar të çdo përparimi të cilët e marrin kufirin e mendjes së tyre për kufirin e botës nuk e kanë pëlqyer kurrë asnjë qëllim tonin. vërtet është me lehtë të pijë raki njeriu, të pështyjë të shara se përpiqet të kuptojë. Po këtu kuptimi nuk është fare i vështirë. A ka punë më të kulluar dhe më të kuptueshme sesa kjo?’
Dhe në fakt kësaj pyetje sot ky samit i përgjigjet, punë më të kulluar dhe punë më të kuptueshme nuk ka. Sa të zot do të jemi ne që nga ky samit të cojmë përpara një punë të madhe kjo është për tu parë. Por ky është një kuvendim i qëllimit të mirë të lartë, të thjeshtë pa asnjë prapaskenë dhe pa asnjë gjykim”. theksoi Rama.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply