Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në mbyllje të Samitit të Diasporës tha se të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe Kosovës janë realizuar edhe falë kontributit të diasporës. Meta u shpreh se një nga sfidat e përbashkëta është ndërtimi i një shteti demokratik dhe me drejtësi të pavarur.
“Këto dhe të tjera lajme na bëjnë të përgjegjshëm për angazhime dhe detyrime më të mëdha dhe më të reja ndaj qytetarëve tanë. Ndërtimi i një shteti edhe më demokratik, edhe më funksional të një drejtësie të pavarur dhe të barabartë për të gjithë dhe një ekonomie edhe më dinamike, më të integruar dhe më tërheqëse ndaj investimeve, një shoqërie të shëndoshë dhe me arsim konkurrues, të një të ardhme të sigurt dhe të një politike të jashtme pragmatike dhe në shërbim të interesave kombëtare, janë sfidat tona të përbashkëta”, u shpreh Meta.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply