Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ftoi sot në një takim ekspertë të kushtetutës dhe të jurisprudencës për t’u konsultuar mbi procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Në bazë të ndryshimeve të reja kushtetuese, Presidenti Nishani shpall përzgjedhjen me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.
Por ai thotë se me afatet e reja ka një ngërç, sepse afatet skadojnë para se ligjet e reja të miratohen dhe të hyjnë në fuqi.
Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.
Paketa e ndryshimeve kushtetuese, e miratuar me 140 vota të plota mesnatën e 21-22 korrikut pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.
Ndërkohë palët janë duke hartuar ligje, që ta bëjnë reformën të zbatueshme.
Komisioni i posaçëm parlamentar po shqyrton një grup ligjesh në plotësim të reformës së drejtësisë, që u krye me ndryshimet kushtetuese.
Projekt-ligjet janë ende mbi tryezë dhe një seri prej 55 faqe me vërejtje janë për t’u diskutuar ende në komision.
Komisioni i posaçëm parlamentar i reformës ende nuk ka njoftuar se kur është mbledhja e radhës për të shqyrtuar dhe miratuar ndryshimet ligjore apo ligjet e reja.
Detaje të tjera teknike nuk dihen me saktësi mbi vettingun apo përzgjedhjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Administrata e parlamentit ende nuk ka bërë të ditur nëse po organizon në gjysmën e dytë të gushtit një seancë plenare të jashtëzakonshme për të miratuar ligjet e reja.
Zoti Basha e quajti reformën e sistemit të drejtësisë një fitore të Shqipërisë dhe të opozitës, sepse në variantin e fundit u miratuan parimet demokratike të komisionit të Venecias dhe jo pretendimet e qeverisë për kontroll mbi drejtësinë.
kundër konsensusit për reformën në drejtësi për të përçarë opozitën.
Ndërsa qeveria ka pohuar se opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë me reformat por nuk mund të vendosë kushte për asnjë temë ku ka dy palë politike dhe ku shumica i ka votat e mandatit të saj qeverisës.
Pas reformës në drejtësi, një reformë tjetër po aq e rëndësishme i pret forcat politike dhe ajo ëhstë reforma zgjedhore.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply