E dua Gushtin plot ngrohtesi,
ne zenithin veror
Dua Gushtin qe gumezhin,
dhe ekspozimin trupor.
Me trazon shpirtin sa here vjen
Zemra gezon,
E dua vapen,
keng’ e gjinkalles me ekzalton!
Dua Gusht zemer prushin,
mezi e pres te vije
Duroj zagushine, me mbush syrin
dhe tavolinen.
Im ate lindi ne dite Gushti, u cfaq
diten e Shen Marise!
Dua Gushtin e begate,
gazmor, plot nur e drite arte!
Ne nje dite meso – Gushti,
nuse jam bere
Shkuan mbi kater dekada,
sa nje jete e tere!
Zonje, amvise, nene e gjyshe,
sa tituj kam mare
Mbretereshe dhe skllave /
veten e kam pare!
E adhuroj detin e kalter,
Kur mes tij shkasim si ngjala
Kur ngrihen dallget si male
Joshem e mbetem pa fjale!
Dua henen lozonjare,
Kur leshon rrezet si ar,
Dua xhiron buze detit,
Mbremjet me serenate!
I falem muajit magjik,
sa here na ka ekzaltuar
Nje dite te bukur Gushti,
mbesen e vogel pagezuam.
Ne ujrat e shenjta u zhyt
Te behet vajze e bekuar
Emrin tim trashegimni,
vogelushes ja dhuruam!
E dua perendimin e diellit,
Dhe qiellin e ngjyrosur’ ar
E dua Gushtin e kendshem,
Me ngjan i bukur si manar!
Le ta ngreme o miq nje dolli,
nga vreshti i sapo vjele
Qofsh I bekuar Gushti im,
Se na e mbushe varelen!
Tha nje nga Bregu yne:
Me mire gruaja te me vdese
Se po iku Gusht’ i begate…
une me i varfer do te mbes!
Me festat Dionysiane,
del Gushti e troket vjeshta
Shtepine ta mbajme plot,
kembe bardhe na shkelte!
©Elko
Eleonora N.Qeparoi


Leave a Reply