Ata heshtin kur janë të lumtur, sepse kanë frikë se mos trazojnë trishtimin e të tjerëve.Ata heshtin kur janë të trishtuar, sepse kanë frikë të prishin një moment të mirë për të tjerët.
Të ndjeshmit, si unë janë të heshtur sidomos kur zemërohen, kur zbulojnë se diçka nuk është në rregull, kur ata ndihen të shtypur, të sulmuar ose nuk kuptohen.
Të ndjeshmit vijnë në një pikë të caktuar ku shikohen në pasqyrë dhe thonë:
“Nga sot do ndryshoj, nga sot nuk mbajë më gjithçka brenda”.
Dhe e bëjnë, ata e bëjnë seriozisht.
Ata thonë se janë të lumtur edhe kur nuk janë, por që duhet të japin një përgjigje patjetër.
Ata nuk thonë se janë të trishtuar dhe përgjigjen:
“Ej, shko, do të kalojë. A mund të flasim më vonë për këtë? ”
Ata rebelohen, përpiqen të shprehin mendimin e tyre, për të mbrojtur veten nga çfarë dëgjojnë!?
Jo.
Sigurisht që jo , çfarë rëndese ka se çfarë mendojnë të tjerët fundja…
Të ndjeshmit, si unë nuk mund të qëndrojnë indiferent, as për një minutë.
Ata janë bërë për të shkrirë muret, për të përqafuar ata që qajnë, për të qeshur kur dikush qesh.
Të ndjeshmit përpiqen të mos betohen, të mos ndjehen fajtorë për çfarëdo që ndiejnë dhe bëjnë , sepse çdo gjë e bëjn me shpirt dhe zemër…
Burimi/Facebook/Melodi në shpirt.


Leave a Reply