Historiani zviceran Aleksandër Lambert thotë se shqiptarët kanë pasur një ndikim të madh në historinë botërore. Ai është historian dhe drejtor akademik në Gjenevë dhe e studioi çështjen shqiptare në Arkivat e Lidhjes së Kombeve.
Sipas tij shqiptarët nuk janë njohur si një popull pushtues por kanë udhëhequr perandori dhe shtete si edhe kanë dhënë kontribute në shkencë kulturë dhe fe.
Në Mesjetë shqiptarët nxorën udhëheqës fetarë dhe politikë. Papa Klementi XI ishte shqiptar. Ata patën rol të rëndësishëm në ortodoksi dhe islam.
Në 1515 Merkur Bua udhëhoqi kalorësinë shqiptare të Venedikut dhe siguroi fitoren në Betejën e Marinjanos.
Në Perandorinë Osmane familja Qyprili dha 5 kryeministra. Shqiptarët luajtën rol edhe në Pavarësinë e Greqisë me figura si Marko Boçari Kolokotroni Karaiskaqi Kanarisi Kundurjoti dhe Bubulina.
Në Rumani familja Gjika ishte me origjinë shqiptare. Françesko Krispi kryeministër i Italisë ishte gjithashtu me origjinë shqiptare.
Mehmet Aliu themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit e cila sundoi për rreth 150 vjet dhe u quajt nga francezët Napoleoni i Lindjes së Afërt.
Arkitekti i Taj Mahalit në Indi dhe i Xhamisë Blu në Stamboll ishte shqiptar sipas Lambertit.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu nderohet me monumente në Tiranë Prishtinë Shkup Romë Bruksel Gjenevë Detroit dhe Buenos Aires.
Lambert thotë se pas Kongresit të Berlinit (1878) fuqitë evropiane mbështetën Greqinë Serbinë dhe Malin e Zi në dëm të shqiptarëve. Kur u krijua Lidhja e Prizrenit asnjë fuqi e madhe nuk mbështeti çështjen shqiptare dhe shqiptarët u lanë të vetëm.
Burimi/Facebook/zeri.i.vlerave


Leave a Reply