Një ditë pasi prifti polak Karamsa sfidoi publikisht Kishën Katolike duke pranuar se është homoseksual, Vatikani ka njoftuar shkarkimin e tij. Deklarata vjen në nisje të takimit të rreth 300 klerikëve katolike ku do të diskutohet qasja e kishës ndaj homoseksualeve.
“Dëshiroj që kisha dhe komuniteti të dije të vërtetën time: unë jam një prift gay. Jam shumë i lumtur dhe krenar për identitetin tim. Jam i përgatitur të paguajë pasojat por është kohë që kisha të hapi sytë dhe të kuptojë se të braktisësh besimtarët homoseksual është jonjerëzore”.
Prifti Karamsa është me origjinë polake, por jeton prej 15vjetesh ne Itali. Qe prej vitit 2003, ai ka punuar në Vatikan dhe ka dhënë leksione në Teologji në universitetet katolike ne Rome, te cilet e kane shkarkuar.
Me interes pritet qëndrimi i Atit të Shenjtë Papa Françesku, i cili ka ripërsëritur vazhdimisht, që pas zgjedhjes së tij ne krye te Vatikanit se duhet një qasje e re ndaj personave me orientim te ndryshëm seksual. Në vitin 2013, Ati i Shenjtë tha se aktet e homoseksualeve janë të dënueshme ndërsa orientimi jo.
Vizion Plus


Leave a Reply