Stuhitë dhe përmbytjet që goditen juglindjen e Francës kane shkaktuar të paktën 16 viktima dhe 3 persona të tjerë janë shpallur të humbur. Tre nga personat e identifikuar janë të moshuar, ato janë mbytur nga niveli i ujit, në një azil. Ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën ndërsa makinat e tyre mbeten të bllokuara në një tunel, i cili u përmbyt totalisht.
Presidenti i vendit Fransua Holond, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave lidhur më këtë tragjedi natyrore. Ai bëri thirrje për solidaritet, ndërsa falenderoi dhe grupet e evakuimit për shpëtimin e dhjetëra personave të tjerë. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, vizitoi zonat e përmbytura
Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë juglindjen e Francës dhe pjesën veriore të Italisë. Sipas të dhënave nga meteorologët, në qytetin e Nices ka rënë 10% mesatarja vjetore e shirave në vetëm dy ditë.
Vizion Plus


Leave a Reply