LUSHNJE – Pas konflikteve që patën në çift, Niko dhe Edmonda Trimi i kanë premtuar njëritjetrit se nuk do të përsërisin gabimet e së shkuarës. Prindërit e tri vajzave të vogla nga Karbunara e Lushnjës u pajtuan duke festuar publikisht këtë moment. Trimi i kërkoi bashkëshortes së tij që të hiqte dorë nga telefonatat dhe Facebook-u. Nga ana e saj Edmonda Trimi kërkoi që bashkëshorti të mos e keqtrajtojë. Ngjarja nisi pas konflikteve në çift, ku Edmonda Trimi u largua nga shtëpia, ndërsa bashkëshorti i saj Niko Trimi, denoncoi gruan për dhunën në familje dhe tradhti.
Por problemet në familjen Trimi duket se nuk kanë të sosur. Gjatë mbrëmjes së djeshme shtëpia e tyre është përfshirë në flakë, ndërsa Niko Trimi është i bindur se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Në momentin e rënies së zjarrit, bashkëshortët Trimi dhe 3 fëmijët e tyre kanë qenë në gjumë. Fatmirësisht kryefamiljari ka ndjerë tymin në shtëpi dhe ka mundur të shpëtojë fëmijët dhe gruan.
Zjarrfikëset arritën ta shuajnë zjarrin, por flakët kanë shkrumbuar të gjitha orenditë.
Ndërkohë policia po heton shkaqet, por Niko Trimi është i bindur se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, që mund të ketë lidhje me historinë personale të tij me bashkëshorten. /BalkanWeb/


Leave a Reply