Intervista “e pacensuruar” e Kryeministrit Edi Rama zhvilluar sot ne Twitter!… p.s…Pyetje-pergjigjet e plota me poshte!…
Pse e paguajme me shtrenjte naften dhe me shumë diferencë me vendet e rajonit?
Rama: Ik mer debil!…
Pse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani?
Rama: Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve kuksiane, hasiane, shkpdrane, durrsake, elbasanlli s’janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia! Debil!…
Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?
Rama: Më të mira se asnjëherë më parë, vetem se spo di si me e fut ne burg dreqin!…
A do ketë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-së?
Rama: O Shpetim Idrizi po le nom o burr, boll shkru nga profile false…ik ma drejtorite qe te kam lon se boll i ke…ik teshti heeecc….
Do ta mbash premtimin për vaditje dhe kullim në bujqësi, deri tani nuk është bërë asgjë në Gjirokastër?
Rama: Ik mer katunar u bone ti me perdor Twitter!… Muhabete katunarsh do boj une ee?!…
Z.Rama kur do të marri shteti masa për kontrabandën qe behet në doganat e Jugut?
Rama: Syte tuj qe te dalshin…po ku di gjo ti mer. Ik se i futa ne pune cerrat e mi elektronik e te vij te gjej aty ku je.
Kur do ketë vende pune me paga që do përballohet jetesa e shtrenjtë?
Rama: Ik boj dy-tre pune aty e mos me rri ne internet…atehere do te rritet rroga…hej Zot shyqyr!…
Si ka mundësi që me gjithë potencialin qe ka Divjaka ju akoma nuk po investoni?
Rama: O Brace ca mutin ke? Apo do me te cu deputet zone ne Shtiqen te Kuksit!…Po ti shif me ca skuadre je njehere, me Juventusin ene ke goje me fol!…
Çfarë do bëhet me punëtorët e minierës në zonën D të Bulqizës?
Rama: Zamiro po ca ke o burr vazhdo punen ce vret menjen…ene hajde naj here ne zyre se se ke larg se kom i llaf!…
Kur do mbarojë korrupsioni në dogana?
Rama: Elisa aty ishe, pse fut xixa lart e poshte?… Perdor ene profil meshkujsh pale…
Pse paratë e konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për të krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?
Rama: laleee ca ke, do burg?!…
Me hidrocentralin e Kalivaçit çfarë do bëhet?
Rama: Kush eshte Kalivaci mer, noj gazetar i Agonit ee?!…
A mundet që kush dorëzon kuponët tatimorë të shpenzimeve mujore të rimbursohet pjesërisht?
Rama: O ti toç, a e di rregullin e Kazinos?…The bank always win mer debil!…
Kur do të ketë investime në sportin shqiptar sidomos në atletikë, artet luftarake?
Rama: Me at ministre qe kom per at pune investimi kryesore do jete vetem ne 5 -kaç ene murlan!…
Kur do përfundojë Lungomare e famshme në Vlorë?
Rama: Kur te ikin gjarperat nga shtufi qe eshte hudh se kane frike punetoret e firmes!…
Çfarë u bë me shëndetësinë falas?
Rama: Minimalisht i here jane ul perdhunimet neper pavjone, e maksimalisht roja ke dera nuk do me 5 mije po vetem 2 mije lek te qelbta!…Ja pra keto jane fakte kokeforte!…
Pse nuk e ulni taksën e Universiteteve, pasi është shumë e lartë?
Rama: Po ku e di une ca ka bo ai Henri Cili me ligjin aman po ik m’le rahat…pall
Do krijosh vende pune të reja, do zhvillosh bujqësinë, blegtorinë, industrinë, do ngresh fabrika të reja?
Rama: ejj me ke kujto se je tu fol o legen? Te dukem shoku jot qe ve skedina perdite e madje ti je aq debil sa e vune Juven 1-1 e kape trapin mrom!…ik mer
Kur do rifillojnë punimet në Autostradën Tiranë–Elbasan?
Rama: Pse mer ste pelqe Qaf-krraba ty mer jevg?!…asihere skam per ta bo ik pirdhu teshti!…
Çdo të ndodhë me politikën e jashtme në një kohë marrëdhëniesh aspak bujare me fqinjët dhe Brukselin?
Rama: Il Corleone ha bisgno di Europa, quanto la Europa ha bisogno di Corleone!…
Çfarë do bëhet për bujqësinë që fruta dhe perimet të mos hidhen në kanale?
Rama: O zot me myten katunaret, kur do shpetoj!….
A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?
Rama: Sapo te bojm Gjin Gjonin President Republike, ke per te pa ti!….
Po krijohet një situate e pakëndshme lidhur me ngjarjen e kishës së Dhërmiut, cili është qëndrimi juaj?
Rama: laleee mu daja mka pas thone per here “Feja osht kokaine per popullin”.
Qytetari: Zoti Kryeminister, jo “kokaine” por “opium”!….
Përse shëndetësia është në gjendje skandaloze si në kohën e SB, akoma merren çarçafët me vete?
Rama: E thashe edhe me lart, perdhunimet ne QSUT jane ul ndjeshem, semuru pa merak!…
Kur do të ndodhë bashkimi kombëtar?
Rama: o Fugeee ca i ke kto pytje veremi pash zotin…ik er dreq per asigjo sje!…
Nga Bledian Koka
Burimi – Buletini i Kafajes
Leave a Reply