
Ali Haliti ka shkuar në Britani, pasi shteti i Kosovës nuk i ka ofruar ndihmë. Vajza e tij vuan nga epilepsia
Ky është një rrëfim tronditës për Ali Halitin nga Skënderaj, i cili fle nëpër trenat e Londrës. Aliu ka shkuar në Angli, pasi vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë.
Ali Haliti nga fshati Poklek i Skënderajt ka shkuar në Londër prej tre muajsh. Atje, ai po kërkon punë dhe ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.
Shteti i Kosovës duket se nuk i ka ofruar ndihmë. Sipas bashkëatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë ai po e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës.
Sipas të dhënave nga Londra, Ali Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë. Mirëpo përgjigjia ka qenë se ai “mund të kthehet kamionave” ashtu siç ka shkuar në Londër.
/express/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply