
Vetëm vaksinimi nuk mjafton për ta mbajtur larg gripin
Ndodhemi në sezonin e gripit dhe virusi mund të merret kudo, por vetëm vaksinimi nuk e parandalon dot rrezikun e prekjes nga gripi.
Shumica e njerëzve rifillojnë shkollën dhe punën dhe mund ta transmetojnë virusin, të cilin mund ta kenë marrë nga shtëpia, miqtë apo nga njerëzit në aeroporte.
Ja disa mënyra për t’i pakësuar shanset për t’u infektuar nga gripi:
Lani duart
Kjo do t’ju mbrojë nga të gjitha llojet e baktereve që shkaktojnë gripin dhe të ftohtin e zakonshëm. Shpesh, viruset dhe bakteret qëndrojnë në gishta, por mund të jetojnë edhe në sipërfaqe të sheshta si tavolina dhe transmetohen përmes syve, hundëve ose gojës. Mirëpo nuk mjafton një shpëlarje e shpejtë, duart duhen larë plotësisht deri te qafat e tyre.
Vaksinohuni
Vaksina ndaj gripit nuk është perfekte për ta luftuar atë, por ajo mund t’ju mbrojë kundër agjentëve bakterialë e virusalë. Këto vaksina krijohen për të siguruar mbrojtje kundër 3 apo 4 llojeve të viruseve të gripit. Sipas ekspertëve, edhe nëse ju prek virusi, vaksinimi paraprak e redukton ashpërsinë e sëmundjes.
Pastroni, pastroni, pastroni
Nuk kërkon shumë mundim vrasja ose largimi i baktereve. Shkollat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme për të nxitur pastrimin e përditshëm të tavolinave, dorezave të dyerve dhe tastierave. Në punë, filxhani i kafesë dhe tastiera e kompjuterit janë vendet më të ngopura me baktere.
Ruani distancën
Njerëzit mund ta përhapin gripin dhe bakteret përmes teshtimës, kollës, madje edhe bisedës. Gripi mund të merret nëse qëndroni pranë njerëzve që shfaqin simptoma të tij.
Përdorni pastrues për duart
Uji dhe sapuni janë më të mirët për largimin e baktereve dhe larja me to i ul shanset, por në këtë drejtim,funksionon edhe xheli larës me alkool. Ata nuk i vrasin bakteret efektivisht, por duhen përdorur. Edhe agjentë mjekësorë, is klorheksidina, triklosani ose kloridi i benzetoniumit mund të jenë efektivë.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply