
Sonte në radio “Projekt 21 ” duke filluar nga ora 18.30 ,do të keni mundësinë të ndiqni një dokumentar të pregatitur nga ekipi i radio “Projektit 21” për jetën dhe veprímtarinë e vëllait,shokut ,kolegut e mikut tonë e te gjithë komunitetit shqiptar në Danimarkë Alimurat Iseni – Lati.
Dokumentari është pregatitur me mjaft kujdes dhe më shumë emocione të vecanta . Ne të do të dëgjoni sekuenca të ndryshme nga bisedat e Latit në studion e radios ,por mos harro edhe ti lajmërohu në radio ,apo shkruaj një SMS,një kujtim nga bisedat tuaja me Latit. Le ti themi të gjitha ato kujtime me Latin ,njeriun e mirë,shqiptarin e vërtetë, humanistin dhe aktivistin e përkryer.
Ndaj sonte në perkujtim të një vjetorit të ndarjes nga jeta ,të Latit të themi atë që kemi ndjerë dhe cfarë ai ka bërë ,në mjediset tona,atë cfarë ai i ka dhëne këtij komuniteti ,me pasionin e vullnetin e tij. Ndaj lajmërohu dhe mos nguro …
Êshtë një program i tërë që do ti kushtohet këtij biri të këtij komuniteti,ndaj është në nderit tonë në nderin e e të gjithve të dimë ta nderojmë veprën e Tij,atë cfare ai i dha këtij komuniteti.
Lati ishte edhe një sportist i mirë . Sportin ai e filloi në moshë të re dhe nuk ju nda deri ne ditët e fundit te jetës.
Ka plot sportistë që janë pregatitur nga Lati në Danimarkë. Patjetër që edhe ata ruajmë kujtime të bukura nga Mjeshtri i tyre,tranieri Lati Iseni.
Ndaj na thuaj dicka edhe ti ,sepse të gjitha këto kujtime do mbesin në arkivin e radios,në shenjë mirënjohje e respekti për këtë njeri që i dha këtij komuniteti ,atë më të mirën ,atë më të bukurën,ndaj të gjithë e deshëm dhe e respektuam Latit,sepse ai na la veprat e tij humane,si kujtim …
Per meritat e tij në këtë komunitet dhe për punen e madhe aktive, Shoqata “Alba – Dansk ” i ka akorduar z. Alimurat Iseni një mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në aktivizimin e aktiviteteve në kuadrin e 100 vjetorit te Pavarsisë.
Dhe kjo mirënjohje ju dorzua në ato momente qe Lati ishte i shtrirë në spitalin e Herlevit. Ishim momentet me emocionale që përjetuam ato cast- kujtojnë kolegët .
Në emer të Shoqatës “Alba – Dansk” ishin z. Arben Hoxhaj ,kryetar i Shoqatës dhe z. Luigj Shkodrani,sekretar i Shoqatës dhe Drejtori i radio Projekktit 21 z. Havzi Sulejmani – Xhaxhi.
Kryesia e Shoqatës e kishte menduar në një forme tjetër dhënien e kësaj mirenjohje,por situata e Latit ishte e rënduar,ndaj vedosi që ate tja japë në prani edhe të familjes së tij në dhomën e spitalit ku ishte shtruar Lati. Ishte një moment shumë emocional per të gjithë që ishin aty ,por edhe per Latin që ishte i shtrirë dhe kur në qëndruam në këmbe ,Lati u ngrit dhe qëndroi ndenjur në krevatin e tij dhe fytyra i buzeqeshi ,shpirti i tij u gëzua – kujton z. Arben Hoxhaj . Dhe në ate moment ju dorëzua mirënjohja Latit dhe vajza e tij Saranda ,nuk ndalej për asnjë cast,duke shkrepur aparatin fotografik. Në fytyrat e të gjithve ndjehej dhimbje ,por dhe shume emocione.
Kjo ishte një fragment i shkurtë kujtimi për Alimurat Isenin – Latin ,mikun tonë të përbashket,mikun e mirë edhe të shoqatës “Alba – Dansk” ,ku të gjithë ne do ta kujtojmë përhere mikun ,shokun e vëllain tonë Alimurat Isenin – Latin.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij !
Nga sektori i shtypit ,pranë shoqatës “Alba – Dansk”
Kopenhagën – Danimarkë , 21 Dhjetor 2014


Leave a Reply