
Rreth 380 pacientë në Maqedoni vdesin për çdo vit nga kanceri në zorrën e trashë, ndërsa mbi 500 veta vuajnë për çdo vit nga kjo sëmundje. Kjo u theksua sot nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Nikolla Jankullovski në një konferencë me temën për luftën kundër kancerit.
Sipas tij, shumica e pacientëve paraqiten kur sëmundja është shtrirur në stadiumin e përparuar, ndërsa skrining programet tona kanë për qëllim që me kohë të zbulohet sëmundje, e cila më pas 90 për qind do të jetë e shërueshme. “Qëllimi i kësaj fushate është që njerëzit të njihen me këtë dhe të kuptojnë se ekziston kjo sëmundje dhe duhet të prevenohet me kohë”, theksoi Jankullovski, me rastin e Muajit botëror për prevenimin e kancerit në zorrën e trashë. (INA)


Leave a Reply