Londër – Shumica e prindërve do të bënin pothuaj gjithçka për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre. Por, Sonia Ortiz Allen është gjetur në rol të kundërt dhe do të bëjë çmos për t’ia shpëtuar jetën babait të saj 51-vjeçar, Ricahrdit, i cili vuan nga kanceri. Ajo kishte lexuar në internet se qumështi i nënës mund të jetë i dobishëm për njeriun me kancer dhe tashti Sonia i jep gji babait të saj. Ia nisi me pompë thithëse, por pasi ndjeu dhimbje nga ajo mënyrë, vendosi që ta ushqejë babanë si djalin e saj. “Nuk ndjehem aspak ndryshe se kur e ushqej djalin tim me gji”, tha Sonia për magazinën britanike Closer. Ajo sqaroi se tragjedia personale e ka shtyrë për diç të tillë. “Jam e vetmja fëmijë. Në janar të vitit 1999 nënës sime Marias ia diagnostifikuan kancerin në gji dhe në zorrën e trashë. Pas pak më shumës e gjashtë muajsh ajo vdiq. Vdekja e nënës më afroi me babanë edhe më shumë, kurse më 2005 mjektë zbuluan kancerin e prostatës tek ai. Isha fort e zhgënjyer dhe e gatshme për ta ndihmuar në çdo mënyrë”, tha Sonia, e cila më 2009 mbeti shtatzënë me partnerin e saj Justin Peters. “Babai ishte i ngazëllyer që po bëhet gjysh. Mirëpo, në atë kohë gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë”.
“Disa muaj para lindjes partneri im Justin më braktisi. Mbetëm bashkë me babanë”.
Leave a Reply