I vetmi avokat i politikës shqiptare,Spartak Ngjela, Rrezikon të mbesë pa këtë status. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka nisur procedimin displinor për avokat Ngjelen, pasi nuk ka plotësuar marrëveshjen e firmosur me klientin e tij, Josif Niçka.
Sipas kësaj marrëveshje, Ngjela zotohej se do të zgjidhte një çështje gjyqësore në Dhomën e Këshillimit të gjykatës së Lartë, në favor të këtij shtetasi. Madje për këtë ka edhe një mandat pagese i datës 15 shkurt 2012, ku Josif Niçka ka kryer një parapagim prej 200 mijë lekësh të reja,ndërsa 100 mijë të tjera do ti paguante kur të mbaronte gjyqi.
Por ajo çka e bën me interesante këtë histori është se në Dhomën e Këshillimit të gjykatës së Lartë nuk ka palë, pasi trupa vendos në bazë të shqyrtimit të dosjes së dorëzuar për rekurs. Vendimi i Dhomës së Këshillimit i përbërë nga 5 gjyqtarë nuk ka qenë në favor klientit.
Pas kësaj klienti i është drejtuar me një ankimim Dhomës së Avokatisë ku kërkon kthimin e dokumentacionit dhe kthimin e shumës prej 2 milion lekësh të vjetra. Për këtë ankimim është njoftuar edhe avokat Ngjela, ku i kërkohen shpjegime me shkrim përpara komisionerit, lidhur me këtë ankimim.
Madje mes komisionerit dhe studios së Ngjelës ka patur edhe një komunikim elektronik, ku i është bërë e ditur ankesa. Ndërsa i është kthyer përgjigje se pretendim është i pabazë dhe për këtë ka një vendim të gjykatës së Tiranës, i cili ka rrezuar kërkesën e Josif Niçka.
Për më tepër ai nuk është paraqitur vetë për të tërhequr dokumentacionin, i cili ndodhet në arkivën e zyrës. Avokat Ngjela është njoftuar dhe pritet të dalë para komisionerit dhe më pas pritet një vendim nga komisioni për heqjen e licencës, apo do të kemi një dënim me të lehtë. /OraNews/
Shekulli


Leave a Reply