Tepelena me 11.300 banorë, është qyteti i 27-të në Shqipëri për nga numri i popullsisë.
Historia
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivaç, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…
Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahësi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore…
Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës.
Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT.
Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.
Gjeografia
Tepelena është qytet dhe kryeqendër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqiperisë dhe ka nje sipërfaqe prej 817 km2. Tepelena ka një popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore. Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.
Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragoti, Beçishti, Damësi, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.
Tepelena
Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.

Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot, Beçisht, Damës, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.

Histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore… Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.
Ali Pashë Tepelena
Ali Pashë Tepelena i ashtuquajtur dhe “Luani i Janinës” lindi rreth 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 Janar 1822 duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane. Ali Pasha ishte sundimtar i Pashallëkut të Epirit, Thesalisë, dhe pjesë të Peloponesit.
Familja e Ali Pashës ishte një nga familjet me të forta në trojet shqiptare. Stërgjyshi i tij Muçoja ka qënë Be nga Gjirokastra dhe besohet të ketë qënë nënguvernator i nahijes së Tepelenës qytet që ishte pjesë e Sanxhakut të Vlorës . Gjyshi i tij, Muhtar Pasha ishte luftëtar, i famshëm për trimërinë e tij. Vdiq në rrethimin e Korfuzit(pasi shkatërroi një pjesë të mureve veneciane) duke komanduar forcat osmane në 1716. Muhtar Pasha kishte 3 fëmijë: Salek, Mehmet dhe Veli. Veli Bej pasi morri fuqinë në Tepelenë u martua me Hankon(nëna e Ali Pashës), sepse i ati i saj ishte Kurt Pasha, veziri i Beratit, që kishte fuqi të madhe. Veli Bej, rriti fuqinë e tij, duke marrë sanxhakun e Delvinës. Armiqësia me fuqitë e tjera krahinore dhe sulltanin, përfundoi në humbjen e fuqisë dhe pasurisë së tij. Vdiq në moshën 45 vjeç më 1758, duke patur 2 fëmijë me Hankon(Aliun dhe Shanikon), dhe 3 fëmijë nga marrëdhënie të tjera. Karakteri i Ali Pashës, sipas fjalëve të tij, u ndikua shumë nga edukimi që i dha, nëna e tij, Hanko.
Fuqia e Ali Pashës filloi të rritet kur ai u bë pjesë e oborrit të Kurt Pashas dhe fitoi besimin e tij. Në moshën 24 vjeç u martua me Eminenë, vajzën e Kapllan Pasha të Delvinës, i cili dhe u bë aleat i tij. Lëvizjet e Rusëve(Orlov) me qellim distabilizimin dhe revolucionin në perandorinë osmane sollën vdekjen e Kapllan Pashas i cili u akuzua për mundjen e forcave osmane. Pasi u caktua komandant i forcave për mbojtjen nga vjedhësët në zonën e Tërhalës, duke krijuar një forcë të përbërë prej 4000 Shqiptarësh, zhvilloi zonën dhe mbrojti popullin. Më 1787 trimëria dhe talenti i tij ushtarak në luftën e perandorisë osmane kundër Rusisë e Austrisë, përfunduan në marrjen e fuqisë të Pashallëkut të Tërhalës si shpërblim.
Ali Pashë Tepelena
Pasi mblodhi forcë ushtarake u drejtua kundër Janinës. Atje afër liqenit të Janinës, mundi forcat e bejlerëve. Kur u futë në Janinë, populli e priti jo si sundimtar, por si çlirimtar. Më 1788 me firman të sulltanit Selim, i u dha titulli i Vezirit të Janinës, dhe u krijua baza e Pashallëkut të Janinës.
Fuqia e tij ishte kaq e madhe qe sulltani i dha titullin e “Beylerbey”(Bej i Bejlereve) në Rumeli, që ishtë titulli më i lartë për komandantët të zonave të perandorisë osmane. Më 1804 duke komanduar rreth 80.000 ushtarë dhe 2/3 të pashave të perandorisë osmane në Europë mundi rezistencen bullgarosllave në Maqedoni.
Pasi shfrytëzoi situatën e vështirë të perandorisë osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena zgjeroi pushtetin e vet duke marrë toka që nga gjiri i Prevezës deri në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë forcë me rëndesi të madhe kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe mbretëria e bashkuar së Anglisë e Iralndës, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje diplomatike me të. Më 1806-1807 sundoi me mjeta politikane, Pashallëkun e Moresë(Pelopones), qeverisjen e të cilës dha te djali i tij Veli, dhe Pashallëkun e Lepantos, të cilën qeverisi djali tjetër i tij Muhtar.
Më 1820-1822, perandoria osmane sulmoi Pashallëkun e Janinës, pasi rritja e forcës të Ali Pashës kishte krijuar frikë për ekzistencën perandorisë. Për 1,5 vite, Ali Pashë Tepelena mbrojti Epirin kundër forcës të madhe osmane. Më 24 Janar 1822 vdiq në Janinë, pasi u tradhtua. Pas vdekjes, koka e tij u dërgua në Stamboll, ku Turqit besonin që ishte “fat i madh” në luftë(si besuan dhe për shpatën e Gjergj Kastriotit).
Varri i Ali Pashë Tepelenës
Trashëgimi i tij, për popullin shqiptar është i madh. Ali Pashë Tepelena është ai që bashkoi një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, dhe krijoi shtetin autonom shqiptar, që do bëhesh shëmbull i pavarësisë. Ai bashkoi popullin shqiptar, dhe zhvilloi Shqipërine duke ndërtuar rruga dhe ura te reja, gjithashtu dhe ndërtesa të reja në qytetet shqiptare.
Kalaja e Ali Pashës
Përfundimisht kush ishte Ali Pashë Tepelena?
Si thot biografi i tij R. A. Davenport:
The rugged and imperfectly known territory of Epirus has, at various periods, given birth to many remarkable personages. Among those personages there are three, who, born in ages far remote from each other, occupy a prominent station in historical record; the martial and conquering but magnanimous Pyrrhus, the patriotic and invincible Scanderbeg, and the subtle, and sanguinary Ali of Tepeleni.
Toka e ashpër dhe jo e mirënjohur e Epirit, ka lindur në kohë të ndryshme shumë personazhe të shquara. Midis atyre jane tre, të cilët të lindur në kohë shumë të largta njëra nga tjetra, kanë një vend të mirënjohur në rekordin historik: Pirro, luftarak dhe pushtues por shpirtmadh, Skenderbeu, patriot dhe fitimtar, dhe Aliu i Tepelenës i mprehtë dhe i përgjakshëm.
Reportazh / Kalaja e Tepelenës, rikthimi i vonuar në identitet
Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Një ditë. Vetëm kaq iu desh kryebashiakut të ri të Tepelenës, Tërmet Peçit, që së bashku me punonjësit e bashkisë dhe 50 vullnetarë të “zbardhnin” pas 20 vitesh kalanë e qytetit, të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1819, nga mbeturinat pafund. I veshur sportiv, me syze dhe me shapka, një ditë më parë, Tërmeti grumbulloi rreth vetes burimet njerëzore dhe menjëherë të gjithë iu përgjigjën për të pastruan zonën më të nxehtë të qytetit.
“Mjaft më! Ky qytet nuk ka nevojë të rrezatojë mbeturinat për turistët vendas dhe të huaj”, u shpreh Peçi.
Si njohës i mirë i qytetit, kryebashkiaku i ri, tregon se prej dy dekadash askush nuk kishte vënë dorë mbi kalanë, që ndodhet rreth 50 metra larg Bashkisë, në qendër të qytetit.
“Vetëm në një ditë kemi ‘shkulur’ dhjetra ton mbeturina. Turistët mrekulloheshin kur shikonin nga jashtë kalanë madhështore, por vraponin kur futesin në brendësi të saj”, u shpreh kryebashiaku.
Për të, kjo situatë duhej të kishte marrë fund që vite më parë, por fatkeqësisht mungonte vullneti për të ruajtur të pastër kalanë. Bashkia e Tepelenës, vijon Peçi, ka buxhet të varfër, por jo çdo gjë bëhet me lekë.
“Fatkeqësisht kam konstatuar se puna vullnetare vazhdon të konceptohet si një model komunistë. Në fakt duhet të jetë e kundërta. Një pjesë e mirë e banorëve të kalasë nuk u aktivizuan. Në iniciativën tonë erdhën vullnetarë nga qyteti, shumica të rinj, që nuk kanë lidhje me të kaluarën”, tha Tërmet Peçi, duke shtuar se të rinjtë vullnetarë i dhanë një leksion banorëve.
Qemal Çuna, gazetashitës, njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak, ishte një nga pesëdhjetë vullnetarët që morri pjesë në pastrimin e kalasë.
“Fatmirësisht dhe fatkeqësisht personalisht kam përjetuar të dy sistemet. Më vjen mirë që sot kishte pjesëmarrës vullnetar në aksionin e pastrimit të kalasë”, tha 55 vjeçari Çuna.
Sipas tij, iniciativa e kryebashkiakut të qytetit për ta kthyer në identitet kalanë e Ali Pashës është një mesazh për të gjithë tepelenasit dhe ai vetë ndihet fatlum kontribuoi që për pastrimin e kalasë dhe nuk i vjen aspak turp që u bë pjesë e vullnetarizmit.
Çuna tregon se brenda kalasë jetojnë 80 familje, pjesa më e madhe të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1947.
Veli Bega, prej disa vitesh ushtron aktivitetin e tij privat pranë portën kryesore të kalasë.
Ai thotë se kalaja është një objekt me vlera historike dhe kultorore, por e braktisur nga të gjitha institucionet.
“Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ka dimensione të mëdha për vlerat kombëtare dhe është një burim i madh për të ardhurat e qytetit. Shumë turistë të huaj shfaqen pranë objektit madhështor, por stepen duke parë gjëndjen në të cilën ndodhet. Vlen shumë për të dëshiruar”, specifikon Bega, biolog, pasardhësi i trungut të Ali Pashë Tepelenës.
Bega mendon se kalaja mund të rikonstruktohet, të vendosen kalldrëme, të disiplinohet gardhet, të harmonizohet arkitektura me terreni për ta bëra sa më atraktive këtë objekt të mrekullueshëm.
“Ky qytet mund të jetoj vetëm me kalanë dhe historinë e lavdishme të Ali Pashë Tepelenës. Në fakt pashai i Janinës na ka lënë një pasuri të vyer, por fatkeqësisht mungon një strategji e qartë, për ta shfrytëzuar këtë monument madhështor në dobi e komunitetit. Po kush ta bëj?!”, thotë Bega.
Më tej, Bega vlerëson pozitivisht iniciativën e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, për ta rikthyer objektin monumental në identitet.
“Më mirë vonë se kurrë. Kalaja kishte nevojë për këtë ndërhyrje e cila i ka rikthyer shpresën banorëve dhe që është në dobi të cilësisë së tyre të jetës”, përfundon Bega.




Leave a Reply