Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nisi sot vizitën e tij zyrtare në Danimarkë. Ai u prit nga homologu danez, Lykketoft. Meta në këtë vizitë shoqërohet nga deputetët Gramoz Ruçi, Olta Xhaçka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Musa Ulqini.
Në takimin me homologun danez, Meta theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite dyditore, kreu i Kuvendit do të zhvillojë takime edhe me ministrin e Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, me drejtues të Konfederatës Daneze të Industrisë etj.
Po kështu, kreu i Kuvendit shqiptar i është rezervuar edhe një pritje nga Mbretëresha e Danimarkës, si edhe do të mbajë një fjalim për rolin stabilizues në rajon të Shqipërisë.
/Shekulli Online/ E.D./
Meta vizitë zyrtare në Danimarkë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në Danimarkë
Tiranë, 31 Mars /ATSH- Z.Tosku/.- Kryetari i Kuvendit , Ilir Meta nisi sot nje vizitë zyrtare në Danimarkë i shoqëruar nga deputetet Gramoz Ruci, Olta Xhacka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka, Musa Ulqini.
Ai u prit në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft.
Të dy homologët shprehën bindjen se ky takim do tu shërbejë forcimit të marëdhënieve ndër parlamentare mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit Meta do te pritet gjatë qëndrimit të tij në Danimarkëe dhe nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Danimarkës ndërsa do te mbajë një fjalë të veçantë mbi rolin stabilizues të Shqipërisë ne rajon, në një Konferencë organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.
Gjithashtu, Meta do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE me seli në Kopenhagën dhe nga Avokati i Popullit te Danimarkës.
http://www.ata.gov.al/meta-nis-viziten-zyrtare-ne-danimarke-85766.html
Ilir Meta nis vizitën zyrtare në Danimarkë
Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Danimarkës Mogens Lykketoft, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Mbretërine e Danimarkës. Meta shoqërohet nga deputetët Gramoz Ruçi, Olta Xhaçka, Agron Duka, Musa Ulqini. Kryetari i Kuvendit Meta u prit dje në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft i cili i rezervoi delegacionit shqiptar një pritje veçanërisht të ngrohtë.
Dy homologët shprehën kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite dhe shprehen bindjen se kjo do t’i shërbejë konkretizimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndër parlamentare mes dy vendeve. Gjate vizitës zyrtare dyditore në Danimarkë, Meta do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE me seli në Kopenhagën si dhe nga Avokati i Popullit të Danimarkës.
Kryetari i Kuvendit Meta do të pritet edhe nga Mbretëresha e Danimarkës dhe do të mbajë një fjalë të veçante mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon në një Konferencë organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.
gazetadita.al
Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi vizitë në Danimarkë për statusin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Ata konsiderohen dy qendrat kryesore të gravitetit në të majtën shqiptare. Ata të dy njihen si njerëzit më të fuqishëm të së majtës shqiptare, ku vendoset fati i aksioneve politike dhe ku luhen prapaskenat e pushtetit. Bëhet fjalë për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht disa përplasjeve në Parlament gjatë koalicionit PD-LSI, Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi kanë një miqësi të ngushtë dhe të shtrirë në kohë. Takimet dhe komunikimi midis Metës dhe Ruçit, janë bërë më intensive pas zyrtarizmit të koalicionit PS-LSI, koalicion i cili nuk mund të bëhej kurrsesi pa miratimin e Ruçit. Ndërkaq, kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, po zhvillojnë një vizitë së bashku në Danimarkë, ku do të gjejnë rastin të diskutojnë jo vetëm për sfidat integruese, por edhe për sfidat e së majtës. Përpos Ruçit, Meta shoqërohet në këtë vizitë nga deputetët Olta Xhaçka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Musa Ulqini.
Kryetari i Kuvendit u prit dje në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft, i cili i rezervoi delegacionit shqiptar një pritje veçanërisht të ngrohtë. Dy homologët shprehën kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite dhe shprehën bindjen se kjo do t’i shërbejë konkretizimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve. Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Danimarkë, z. Meta do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së me seli në Kopenhagen si dhe nga Avokati i Popullit të Danimarkës. Kryetari i Kuvendit, z. Meta do të pritet edhe nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Danimarkës dhe do të mbajë një fjalë të veçantë mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon në një Konferencë organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.
sot.com.al
Kreu i Kuvendit vizitë në Danimarkë, takim me Mbretëreshën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar edhe nga deputetët Gramoz Ruci, Olta Xhaçka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Musa Ulqini ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës.
Kryetari i Kuvendit Meta u prit ditën e djeshme në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Mogens Lykketoft. Dy homologët shprehën kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite dhe shprehen bindjen se kjo do ti shërbejë konkretizimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndër parlamentare mes dy vendeve.
Gjatë ditës së sotme Meta do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE me seli në Kopenhagen si dhe nga Avokati i Popullit te Danimarkës.
Kryetari i Kuvendit Meta do të pritet edhe nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Danimarkës dhe do të mbajë një fjalë të veçante mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon në një Konferencë organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.
Time.al


Leave a Reply