Një qytetar nga Ferizaj ka vdekur pasi ka kryer sulm vetëvrasës javën e fundit në veri të Bagdadit në Irak.
Blerim Demiri nga Ferizaj ishte pjesë e organizatës islamike, ndërsa besohet se është kosovari i parë që ka kryer një sulm vetëvrasës.
Lajmin e ka bërë të ditur organizata, pjesë e të cilit ishte edhe Demiri, “ISIF”.
Forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj.
Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova, dhe kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”.
“Abu Khabab Al Kosovo” ka rënë shehid në sulmin kundër ushtrisë irakiane, duke shkatërruar katër tanke dhe duke vrarë disa ushtarë. “I lutemi Allahut që ta pranojë”, ka shkruar një krah i organizatës në ‘Twitter’.
/Shekulli Online/ E.L./


Leave a Reply