Po e fillojme me nje urim per te gjithe genjeshtaret mashtruesit dhe te pabeset,sepse sot ata festojne diten e tyre. Urime dhe nga ne dhe mendoni pak ,se mund te genjeni ,por se me shume ju genjeni vetveten se sa te tjeret.
Genjeshtrat: Perse i themi dhe si te shpetojme prej tyre?
Që nga gënjeshtrat trashanike deri tek ato të bardhat, ekspertët shpjegojnë arsyen se si dhe përse njeriu gënjen. Të gjithë predikojnë se gënjeshtrat nuk duhen thënë kurrë, por kur vjen puna për të shmangur telashet, për të mos dalë keq në sy të të tjerëve apo edhe për të kursyer dhimbjen e dikujt, askush nuk mund të mos gënjejë. Në fakt, më shumë se 80 për qind e femrave pranojnë të kenë thënë nga ato që quhen ndryshe gjysmë të vërteta. Për sa i përket gënjeshtrave të thëna në dashuri 75 për qind e femrave gënjejnë veçanërisht në lidhje me paratë. David L. Smith nga Universiteti i Nju England shpjegon se njerëzit janë të prirur për nga tregimi i përrallave, pasi lejojnë manipulimin e fakteve në sytë e të tjerëve sipas dëshirës. Ja gjashtë mënyrat më të përhapura sesi njerëzit e shtjetërsojnë të vërtetën dhe gënjejnë.
Gënjeshtrat për të shpëtuar nga situata, si për shembull “kishte shumë trafik”, “nuk e kam dëgjuar telefonatën tënde”, krijohen për vetëmbrojtje. Edhe pse janë instiktive, njerëzit që mbulojnë me to gabimet pa dashje, fillojnë të mendojnë se kanë lejen të jenë të papërgjegjshëm. Zakonisht përdoren në marrëdhënie jo shumë të ngushta.
Mënyra më e mirë për t`i shmangur është të mendohet se sa më pak i vërtetë të jesh, aq më e dobët do të jetë marrëdhënia me personin që po e gënjen. Për të dalë nga situata të vështira mbani mend se është më mirë të përdorni kërkesën e faljes, sesa gënjeshtra të ndërlikuara.

Gënjeshtrat e thëna për të larguar fajin nga vetja si për shembull “nuk është vendimi im, por i shefit”, “askush nuk më tha që telefonove”, “nuk e dija që duhet të vija, mikja nuk më lajmëroi” përdoren nga njerëzit për të larguar pushtetin dhe kontrollin. Kur bëhen vazhdimisht, mund të dëmtojë seriozisht aftësinë e personit që e thotë për tu përballur me sfidat e jetës. T`ia hedhësh fajin dikujt, nuk të bën të pafajshëm, përkundrazi tregon se nuk je në gjendje të marrësh përgjegjësitë e tua dhe për më tepër nuk e largon vëmendjen nga ti. Ekspertët shpjegojnë që këto gënjeshtra mund të vijnë si pasojë e një fëmijërie të mbushur me kritika.
Gënjeshtrat për të shmangur përballjen si për shembull “Patjetër mami do të shkoj në aeroport tre orë më përpara”, “je një punonjëse shumë e mirë, por nuk e përballoj dot rrogën tënde”, janë sajesa të cilat i ndihmojnë njerëzit të mos ndihen fajtorë dhe të shpëtojnë nga konfrontimi me dikë tjetër. Ekspertët ju këshillojnë të qëndroni larg këtyre gënjeshtrave, pasi ndikojnë shumë negativisht në ndërtimin e personalitetit tuaj. Kur bini dakord me dikë për një veprim të caktuar, nuk nënkupton se shpëtuat, përkundrazi personi tjetër do të vazhdojë me kërkesat nëse nuk i bëni të qartë mendimin tuaj. Për të shmangur këto gënjeshtra përpiquni të gjeni mënyra më të përshtatshme për tu shprehur, të cilat i afrohen më shumë të vërtetës.
Gënjeshtrat për të arritur qëllimet thuhen nga njerëzit që duan të përfitojnë prej të tjerëve. Këto gënjeshtra janë shumë të dëmshme, pasi kur zbulohen personi të cilit ia keni thënë, nuk do të ketë mëshirë për juve, kur të mendojë se e keni përdorur. Ka shumë pak gjasa t`ju falin kur gënjeni për të arritur qëllimet tuaja. Për të shmangur këto gënjeshtra duhet të përpiqeni të mos justifikoheni më dhe të tregoheni të sinqertë, sepse në këtë mënyrë mund ta keni pak më të vështirë për të marrë atë që doni, por të paktën do ta meritoni vërtetë.
Gënjeshtrat që ju bëjnë të dukeni të sjellshëm si për shembull “Dukesh shumë bukur me atë fustan”, “ky është mishi më i mirë që kam ngrënë”, konsiderohen si gënjeshtra të bardha dhe përdoren në raste kur dëshiron të kesh marrëdhënie të mira me personin që po ia thua. Në këtë rast rrezikoni të zbuloheni dhe të dukeni në sytë e të tjerëve si dikush që bën lajka të pavërteta. Psikologët ju këshillojnë që të komplimentoni pa e kaluar masën dhe të mendoni se çdo gjë e ka një kufi. Këto gënjeshtra mund ta zbukurojnë lidhjen tuaj me dikë, por nuk do ta bëjnë kurrë më të fortë.
Gënjeshtrat për tu dukur perfekt si për shembull “unë kurrë nuk gënjej apo shoh televizor” thuhen për tu mburrur e për tu dukur si njeri pa të meta në sy të të tjerëve. Askush nuk është ideal, kur gënjeni për gjëra të tilla, ju i krijoni vetes probleme personaliteti. Për t`i shmangur këto gënjeshtra të panevojshme këshillohet të jini vetvetja, të pranoni të metat tuaja, fundja të gjithë i duam të sinqertët dhe ata që janë të thjeshtë. Mbani mend që perfekt është ai që i njeh të metat e tij dhe përpiqet t`i rregullojë, jo ai që i fsheh ato.
Përse gënjejmë? Ekspertët shpjegojnë se gënjeshtra është një mënyrë e sugjestionimit të vetvetes. Duke gënjyer ne rrisim vetëvlerësimin dhe vetëmbrojtjen. Njeriut i pëlqejnë gjërat ideale dhe për këtë arsye ai krijon versionin më të mirë të situatës duke sajuar kështu një gënjeshtër që e konsideron si të mirë për veten e tij në radhë të parë dhe së dyti si më të pranueshme nga të tjerët.
Statistika mbi gënjeshtrën. 12 për qind e të rriturve pranojnë se gënjejnë shpesh. 80 për qind e femrave pohojnë se thonë gënjeshtra “të bardha”. 31 për qind e njerëzve thonë se kanë gënjyer për sa i përket rezymesë së tyre. 13 për qind e pacientëve i gënjejnë doktorët e tyre ndërsa 32 për qind të tjerë pranojnë se e kanë deformuar të vërtetën. 40 për qind e pacientëve gënjejnë kur thonë se po i ndjekin këshillat e mjekëve, ndërsa 30 për qind gënjejnë për ndjekjen e dietave dhe regjimin e ushtrimeve. Në një bisedë 10 minutëshe 60 për qind e njerëzve e thotë të paktën një gënjeshtër. Meshkujt u thonë zakonisht 6 gënjeshtra në ditë personave që kanë pranë, ndërsa femrat gënjejnë vetëm 3 herë në ditë.
http://www.shqiperia.com
Thenie per genjeshtrat
Genjeshtra sheshit eshte fyese.(thenie nga Alen)
Kur nje njeri lajthit mund ta vere re cilido, kur ai genjen, kete nuk e ve re kushdo(thenie nga Gete)
Shpirtin genjeshtra nuk e lehteson dot, sic mund ta lehtesoje e verteta.(thenie nga Gete)
Me e lehte nga te gjitha eshte te genjesh vetveten.(thenie nga Demosten)
Te genjesh djallin nuk eshte mekat.(thenie nga Defo)
Shifrat e rumbullakosura genjejne gjithmone.(thenie nga Samuel Xhonson)
Vetem mashtrimi te turperon lajthitja kurre.(thenie nga Lihtenberg)
Mosbesimi na mashtron me shpesh se besimi.(thenie nga Rec)
Njera genjeshter bind tjetren.(thenie nga Terenci)
Karremi i genjeshtres zuri krapin e se vertetes.(thenie nga Shekspir)
Gënjeshtrat në dashuri në të cilat më nuk duhet besuar
Nëse vendosni që nga gjyshja të kërkoni këshilla lidhur me dashurinë, shanset janë të mëdha që do të pranoni këshilla të këqija. Bota ka ndryshuar, dashuria së bashku me të, e këto janë besimet të cilat nuk vlejnë tashmë për një kohë të gjatë.
Anët e kundërta tërhiqen
Ndoshta në fillim po, por në afat të gjatë, assesi. Nëse dikush është krejtësisht i kundërt në krahasim me ne, nuk mund të pajtohemi rreth gjërave të vogla e as gjërave të mëdha, ndërsa lidhjet e tilla shumë shpesh janë vetëm mundim për të dy palët.
Dashuria është e mundur pa miqësi
Njeriu me të cilin përndryshe nuk do të mund të pinit kafe nuk është një zgjedhje e mirë. Seksi është një, por nëse fillon të mendosh se si kurrë nuk do të shoqëroheshe me të dashurin tënd po të mos ishit në lidhje, do të thotë se nuk jeni për njëri-tjetrin. Nuk do të thotë të jeni miqtë më të mirë që nga fillimi, por duhet të bëheni të tillë me kalimin e kohës.
Fëmijët e bëjnë lidhjen më të afërt
Shumë çifte në krizë mendojnë se fëmijët do t’i sjellin në ekuilibër, gjë që është një mendim shumë i gabuar. Fëmijët ndoshta do të ndihmojnë për një kohë të shkurtë, por nëse me të vërtetë nuk funksionon i nuk ka arsye që t’i përfshini ata.
Nuk ekziston dashuria në shikim të parë
Në shikim të parë ekziston pëlqimi, dhe kjo është e tëra. Më vonë mund të zhvillohet në dashuri, por përshtypja e parë nuk mundet ta tregojë një gjë të tillë. Fluturat në bark janë në rregull, por për fat të keq nuk bëhet fjalë për dashuri.
Meshkujt nuk munden të jenë besnikë
Meshkujt janë më të prirë për të mashtruar, por ata të cilët me të vërtetë e duan një femër, kurrë nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, sado vështirë që do ta kenë. /Telegrafi/
Genjeshtrat ne cift: 5 te tilla qe e prishin nje lidhje
Te ndertosh nje lidhje, dihet qe nuk eshte e thjeshte , por mund te themi qe eshte nje pune e vertet.
Burimi:ikub.al
Te ndertosh nje lidhje, dihet qe nuk eshte e thjeshte , por mund te themi qe eshte nje pune e vertet. Nje lidhje duhet te ndertohet tek bazat kryesor sic eshte besimi. Por me mire te shikojme se kush jane genjeshtrat me te zakonshme qe thuhen ne fillim te nje lidhjeje:
Mos genje mbi moshen
Ka femra qe kane zakonin te genjejne per moshen e tyre. Ato mund te deklarojne qe jane 25 vjec por ne te vertet jane 30 vjece. Por ceshtja eshte se ne fillim ai e beson , por sikur lidhja te behet me serioze dhe zgjatur eshte gjithmone rreziku qe mund ta zbuloj. Mbase ajo mund te vendosi te fallsifikoj te gjitha dokumentat qe e verifikojne.
Mos genje per eksperiencat seksuale
Nuk ka gje me te keqe qe te genjesh per te kaluaren tende seksuale, mbi te gjitha , nuk eshte e bukur qe te flasesh per partneret qe ke pasur. Ajo qe ka qene eshte e shkuar, nuk eshte e kendeshme qe personi qe keni prane ne kete moment duhet te dije gjithcka.
Mos genje per curriculumin
Eshte me mire te evitoni qe te bini preh tundimit per te genjyer per kompentencat e juaj ose per eksperiencat qe keni perjetuar. Te genjeni duke thene qe flisni suedisht ose qe keni qene ne Paris disa vite me perpara do t’ju fusi ne telashe.Sigurisht qe nuk behet me te keq , por ndonjehere kemi deshire qe te jemi te speciale ne syte e personit qe duam, por a mund ta imagjinoni dot sikur genjeshtra juaj te zbulohet?
Mos genje per semundjet seksualisht te trasmetueshme
Kur eshte ne loje shendeti i dikujt nuk ka asgje per te bere shaka dhe nuk lejohet qe te genjeni. Nese keni dyshime qe keni marre nje semundje seksualisht te trasmetueshme keni detyrimin qe ta paralajmeroni partnerin dhe te kujdesini bashke.
Mos te forcoheni te beni seks
Eshte takimi i trete , dhe perpara se te njihni personin qe ju pelqen, thoni qe eshte momenti qe te beni seks sepse sigurisht qe ai e pret. Por gaboni, ne kete rast eshte me mire t’ia lini gjerat rastesise. Te shkoni ne krevat me dike qe nuk doni, me mire merrni pak kohe ose jini te sigurte qe e doni si person, sepse ne te kundert do ishte gjeja me keqe qe mund te beni.
http://www.ikub.al
5 GËNJESHTRAT MË TË MËDHA QË DALIN NGA GOJA E MESHKUJVE!
Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë
të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të
jetoni një dashuri të lumtur…
Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë
të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të
jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një
ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që
burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:
1. Ajo është vetëm një mikeshë
Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është
gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo
është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas herë.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është
e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë
“e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin
kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.
2.Jam gati të ndryshoj
Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati
për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete
një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe
kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se
ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet
këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë
tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…
3. Nuk je ti problemi, jam unë
Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë
në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është
e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti
problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak
larg për të thënë atë që ndien vërtet.
4. Kam qenë dikur…
Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” .
Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron
dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh
se si ka mundësi që po tregohet kaq i
sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.
5. Kurrë nuk do të të gënjej ty
Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai
rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e
pandershmërisë ndaj teje.
Të tjera gënjeshtra:
Do të telefonoj
Kur një burrë thotë “Do të telefonoj” , mendojmë se ai mund të telefonojë në mos nesër, në një
nga ditët më të afërta. Por nëse të thotë ekzaktësisht kështu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjëherë”.
Sapo kam bërë analizat
“Besomë mua!”, nuk mjafton për trupin tënd. Nëqoftëse shëndeti seksual është i rëndësishëm
për të, atëherë është gjithashtu e rëndësishme të përdorë kontraceptivë, gjithnjë, edhe me ju.
Jam tip i komplikuar
Jo, nuk është i komplikuar. E vërteta është se ai e ka një të dashur, por i pëlqen të shkojë në
shtrat dhe me ty njëkohësisht.
S’shkoj kurrë në një shtëpi publike
Shumë gra mendojnë se të paktën këtë gjë burri i tyre nuk e bën kurrë. Por industria e seksit
fiton miliarda çdo ditë…
Flasim më vonë
Të ka thënë kështu? Në fakt ka dashur të thotë “Le t’i japim fund kësaj bisede dhe të mos i
kthehemi kurrë më”.



Leave a Reply