
Gjumin për veshesh nata ma kap
dhe një Prillit i leshon një fishkëllime
e vjen një Prilli ky rrenacak
i lodhur e me djersinë !..
Ku je,ku ishe,ka rrejte sot?
nata e bombardon me pyetje
merr fryme një Prilli e një çast i thotë
me ty po flija po ti ndieja s’kishe !
Dy here të putha por ti s’dëgjove
dhe sytë i hape plot me nge..
-nuk kisha syze e ti më qorrove
por një puthje të rastit e pashe t’varun në pe !
E dita t’buzëqesh e nata për gjumë shtriqet
një Prilli merr fryme hareshem
lane faqet me thashetheme ditesh
e pin mushtin e lajmeve te rreshme !
Sot të gjithe rrejne ,të gjithe festojnë
të gjithe sot behen pasanike
Një Prillë të perhershem kane vetem ato
që zgjohen për çdo mengjes me ty o Politike !
Lek Gjoka
Jacksonville Florida


Leave a Reply