Kryesia e shoqates Alba – Dansk ,uron te gjithe anetaret dhe simpatizanet e kesaj shoqate me rastin e vitit te ri 2014 duke u uruar
GEZUAR E PER SHUME VJET VITIN E RI 2014!
Qofte nje vit i mbare per te gjithe ju me sukse dhe ralizime ne te gjitha sferat e jetes suaj. Le te gezoni se bashku te gjithe me familjet tuaja kete feste te madhe familjare.
Edhe shoqata Alba – Dansk e mbylli nje vit te vepriptarise se saj ,me shume aktivitete ,me shume njohje te reja dhe antare te rinj te shoqates sone. Ishte nje vit i mbushur me plot veprimtari nga me te ndryshmet,duke e bere te njohur kulturen ,traditen shqiptare ne cdo veprimtari te organizuar ne bashkepunim me shoqatat e vendeve te ndryshme te botes ,por dhe me institucionet daneze.
Jemi krenar per kete qe kemi arritur si shoqate,sepse zeri yne degjohet kudo. Ne jemi ata qe i kemi vene shpatullat punes dhe kemi dhene maksimumin tone ,qe keto aktivitete te tregojne vlerat tona me te mira.
Nuk mburremi me kete qe kemi arritur,sepse ne duam te ecim edhe me perpara dhe te bejme gjera edhe me te mira jo vetem per antaret tone te shoqates ,por edhe per te krijuar lidhje dhe dhene kontributin tone edhe ne trojet tona shqiptare.
Viti qe lame pas kishte plot veprimtari,por ne po permendim vetem ate te muajit Gusht – Shtator ,ne pronovimin e talenteve te reja,per te kulmuar ne tetor me nje teter veprimtari madheshtore ,ne mbremjen gala qe ne kete vit shoqata Alba – Dansk ,pronovoi kuzhinen shqiptare. Dhe per te mbyllur aktivitetin e fund vitit ,ate te dhenies se titullit “Poeti i Vitit”,shkrimtarit e poetit me te njohur te te gjitha trojeve shqiptare z. Vasil Tabaku. Po ashtu ne kete vit qe lame pas nga kryesia e shoqates ju dha cmimi “Nderi i Komunitetit” z. Nehat Zymberi,nje nder aktivistet me te dalluar ne Komunitetin shqiptar ne Danimarke dhe nje nder Kryetaret e pare te shoqates “Besa”,shoqata e pare e shqiptarve e krijuar ne kete shtet Skandinav. Kishte dhe pranime te reja gjate vitit 2013 dhe antaret tone shpresojme qe ta kene kaluar nje vit te mire ,kuptohet ne nuk bejme shume aktivitete ne vit,por ato qe ne i bejme jane cilesore dhe ku ne njohim vlerat me te mira te shqiptarve.
Viti 2014 ,si vit jubilar per shoqaten”Alba – Dansk”,do te kete aktivitete nga me te ndryshmet dhe nga me te larmishmet,por ne kete vit do kete dhe pranime te reja ne shoqate. Do te vazhdojme bashkepunimet tona me radiot shqipe ne Danimarke dhe me TVZIK-un,per ti prezantuar keto aktivitete edhe per te gjithe opinionin publik.
Ne kemi qene te hapur dhe do vazhdojme te jemi te tille gjithnje,pavarsisht nga sulmet qe na jane bere nga disa persona qe me paturpesine me te madhe i jane bashkangjitur njeriut te veshur me pushtet ,duke shkruar letra anonime te diktuara “nga lart”per te ulur prestigjin tone si shoqate,por ata qe e dirigjuan kete moren “karten e kuqe” dhe dolen jashte loje,sepse nuk i sherbenin komunitetit e as shtetit te tyre,por percarjes se shqiptarve . Krahas shokeve e miqve tane danez e atyre shqiptare te gjitha ato cfare eshte shkruar dhe folur na kane ardhur ne doren tone dhe ne nje kohe tjeter do te bejme te gjitha publike. Por megjithe keto ne nuk jemi ulur dhe as qe do ulemi ne nivelin e tyre,por puna e aktiviteti jone vertetetuan me se miri ate cfare ne prezantuam para opinionit publik,ku dhe moren vleresimet me te mira nga insitucionet perkatese. Ne jemi te vendosur te ecim gjithnje perpara pa u ndalur ne rrugen tone.
Te nderuar anetare te Shoqates Alba – Dansk !
Te nderuar te rinj !
Te nderuar bisnesmene shqiptare dhe danez !
Jeni te mireseardhur me projektet tuaja. Ku me mire se ne shoqaten Alba – Dansk do te gjeni realizimin e projekteve dhe te inisiativave tuaja. Ne jemi ne dispozicionin tuaj ,ndaj mos hezitoni te na kontaktoni. E kete bejeni sa me pare qe te na lini kohe dhe ne te perzgjedhim ato ide dhe projekte me te mira per tia derguar Komunes se Kopenhages per miratim.
Kjo eshte Shoqata Alba – Dansk ,ku te gjithe njerzit vleresohen njesoj.Ne jemi shoqata e te gjithve.
Edhe njehere : GEZUAR VITIN E RI 2014 ! GEZUAR !
Kryesia e Shoqates ” Alba – Dansk”


Leave a Reply