
Me hidhrim te thelle morem lajmin se u nda nga mesi yne , vellai e miku yne i mire Alimurat Iseni,Lati.
U shkeput nga vargoni jone nje shok e nje mik i mire,qe na dhuroi shume respest e dashuri,nepermjet programeve te pregatitura ne Radio Projektin21. Familja humbi njeriun e tyre me te dashur,bashkeshortin e urte e te mencur,babain e perkushtuar per mirerritjen dhe edukimin e femijve me moralin me te larte njerzor.
Nena humbi birin ,vellezrit humben nje vella te dashur e te mire. Koleget humben nje ortak te mire dhe te edukur. Komuniteti humbi nje aktiviste te devotshem,qe i ishte perkushtuar me gjithe mundesine e tij qe te jipte maksimumin ne cdo aktivitet te organizuar. Sportistet humben nje specialist te futbollit.Te gjithe ne jemi te piklluar ne shpirt per kete humbje para kohe te njeriut tone te mire Alimurat Iseni, Lati.
I nderuar vella e miku yne Lati,ti ndahesh sot nga ne ,per te vazhduar rrugen e perjetesise ne boten e pertjme,por ti je gjithmone me ne ,ne zemrat e shpirtrat tone ,se na le veprat tuaja humanizmin tend ,qe ne te kujtojme perhere. Eshte e rende kjo humbje kaq e madhe,lotet na pikojne e shpirti nuk na gjen qetesi,sepse humbja jote na ka pikelluar te gjitheve. Ndaj ne kete dite edhe dora nuk na punon edhe mendja na eshte ndalur dhe fjalet nuk na dalin,sepse humbja eshte e madhe. Jemi mesuar me zerin tend ne radio,ndaj do na mungosh shume. Mesazhet e theniet tuaja na jane ngulitur ne mendje dhe ne do ti ruajme ato si nje kujtim te bukur qe Ti na ke lene. Ju keni vene nje gur ne te cmuar ne ndertimin e ketij komuniteti,ndaj ky komunitet te ka dashur te don dhe do te doje e do te nderoje perhere kujtimin tend. Emri yt do skalitet me shkronja te arta ne historine e komunitetit shqiptar te Danimarkes.
I perjetshem kujtimi juaj
Lamtumire o vella !
Lamtumire o shok e mik i te gjithe komunitetit !
Lamtumire o ” Njeriu i mire” Alimurat Iseni ,Lati !
Te kjofte i lehte dheu !
Nga Shoqata Alba – Dansk
Kopenhagen – Danmarke me 18 Dhjetor 2013.


Leave a Reply