Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Safet Neziri, gjatë qëndrimit në fshatin Kalishtë për vizitë shkollës që është vlerësuar me kushte katastrofale, është përgjigjur edhe për gjendjen në shkollën fillore në fshatin Podgorcë, konkretisht për paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të zgjidhet problemi i Podgorcës, ai ka deklaruar: “Ju jeni në dijeni se katër vjet paralelet në Podgorcë askund nuk ishin të regjistruara, sipas rregullativës ligjore për procesim arsimor të Maqedonisë, dhe ne si rezultat për kategori kushtetuese, ne siguruam që këta nxënës të marrin dëftesa në gjuhën shqipe. Në në fakt iu përgjigjëm pozitivisht sepse për në Podgorcë nuk i plotësonin kushtet ligjore për formimin e paraleleve. Nëse në të ardhme do të shfaqet interesim për këtë dhe paraqiten mbi 24 nxënës, është obligim kushtetues që të formohen paralele”. Ai ka apeluar tek prindërit që të mos i vënë fëmijët në pozitë të tillë të nevojave të ndikimeve të politikës ditore dhe fëmijët nuk duhet të ndërpresin procesin arsimor.
“Apeloj deri te prindërit, për të mirën e fëmijëve dhe procesit, që ti lëshojnë fëmijët të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën e afërme ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, ka theksuar zëvendës-ministri Neziri. (M.L/INA)
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply