Qëndroj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qëndroj me krerët e UÇK-së. Qëndroj me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Vendimi i Hagës më ka lënduar dhe më ka revoltuar thellë. E konsideroj krejtësisht të padrejtë dhe joproporcional. Drejtësia nuk mund të jetë selektive dhe historia e një populli që luftoi për liri nuk mund të rishkruhet si histori krimi.
UÇK-ja nuk ishte një ushtri pushtuese. Ishte përgjigjja e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në tokën e vet. Ishte sakrificë, qëndresë dhe shpresë për Kosovën.
Respekti për çdo viktimë të pafajshme nuk na pengon të kërkojmë drejtësi të barabartë, të paanshme dhe të ndershme për të gjithë. Besoj se e vërteta do të triumfojë dhe se beteja për drejtësi do të vazhdojë në apel. Drejtësia mund të vonojë, por nuk do të humbasë.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, nuk jeni vetëm. Kosova është me ju. Shqiptarët kudo janë me ju.
Sot jam kosovare. Zemra ime rreh kuqezi, ndërsa flamuri i Kosovës valon me krenari në shpirtin tim. 🇽🇰🇦🇱
UÇK, jam me ty.
Jemi një.
Dhe bashkë do të qëndrojmë deri në fund.

Burimi/Facebook


Leave a Reply