E miratuat Specialen duke qenë të vetëdijshëm për pasojat!
I besuat Amerikës dhe ndërkombëtarëve, duke as mos e mendu se ajo ishte një koncesion i një loje më të madhe e Kosova po bëhej kurban!
Ju që nuk dilni kurrë kundër Amerikes edhe kur disa mangupë të saj të kthyer në sekserë e biznesmene që luajnë për interesa të Serbisë ju thonë se nuk ka gajle me e nda Kosovën e me sjellë kufirin e Serbisë deri në Pejë!
Ju që vazhdoni e dërdëllisni akoma se Kosova duhet me e miratu Asociacionin se atë e kërkojnë ndërkombëtarët!
Ju që i besoni Edvin Rames për çdo gjë edhe kur ai vjen me helikopter në Prishtinë të ju bindë se duhet me e votu Specialen se asht interes i Kosovës!
Ju që i besoni Ramës se asht në anën e Kosovës kur ai inicion Ballkanin e hapur!
Ju që besoni se Edi Rama e dërgoi një draft Asociacioni për interes të Kosovës e jo Serbisë!
Ju që besoni tek Edi Rama edhe kur ai luftën shekullore e sidomos ate të vitit 1999 ndaj pushtuesit serb e quan luftë civile!
Ju që nuk keni gajle kur qartazi Edi Rama në sulmin terrorist të Banjskes refuzon ta fajësojë Serbinë!
Ju që nuk keni gajle kur Edi Rama në salla të Brukselit kërkon të mirëkuptohet Serbia dhe Vuçiqi në marrëdheniet me Mosken!
Ju që e mirëkuptoni Ramën që me Partinë e tij Miladino-Dushaniste refuzon qoftë edhe një rezolutë të dënojë gjenocidin serb në Kosovë!
Ju që e mbani Edi Ramën për Zot anipse për 13 vjet nuk ka lobu për asnjë njohje të shtetit të Kosovës!
Ju që besoni se akoma Edi Rama është në mbrojtje të Kosovës e Hashim Thaçit!
Ju që besoni se Gjykata Speciale influencohet me protesta krah Taulant Balles!
Ju që besoni se ajka e veprimtarëve dhe gazetarëve të Kosovës (mbi 200 të tillë) duke filluar me Ali Ukën e duke përfunduar me Bardhyl Ajetin kanë vrarë veten…
…mbylleni gojën e ndihmojini “çlirimtarët” e Rognerit ta provojnë pafajsinë e tyre në shkallën e Apelit!
Kjo është e vetmja ndihmë që mund ti jepni atyre dhe Kosovës!
Thirrjet patetike e të deshpëruara me shfuqizu Gjykatën Speciale sot mbas pilafit nuk ndihmojne ata por vetëm i fundos në mënyrë të pakthyeshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply