Miq të nderuar,
Me hidhërim mora sot lajmin për humbjen e Dr. Flora Brovina, një mike e dashur, humaniste e shquar, mjeke e përkushtuar. Me Dr. Florën jam njohur menjëherë pas kthimit të saj nga burgjet serbe dhe bashkëpunova ngushtë gjatë qëndrimit tim në Kosovë për ngritjen e Qendrës Humanitare të cilën Dr. Brovina drejtonte.
Më pas njoha edhe dimensionin e saj politik gjatë punës së saj si deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.
Jam miqësuar dhe kemi ndarë hallet e kombit me Dr. Florën dhe me bashkëshortin e saj të ndjerë Hajri Begu.
Kjo humbje vjen vetëm një ditë para vendimit të shumëpritur për heronjtë e UÇK-së dhe Presidentin Thaçi e Kryeparlamentarin Krasniqi, me të cilët kam ndarë një pjesë të rrugëtimit tim politik më Kosovë dhe Shqipëri, e për të cilët mendoj se është bërë padrejtësi e madhe në bazë të një konspiracioni po aq të madh ruso-serb.
Jam e sigurt se Dr. Flora Brovina kishte kërkuar dhe uruar daljen sa më të shpejtë të liderëve të Kosovës nga Haga dhe ajo luftoi gjithë jetën e saj për të dëshmuar në vetë të parë se kush ishte agresori që shkaktoi genocidin në Kosovë.
Uroj që shpirti i Dr. Brovinës të prehet në paqen e zotit dhe veprimtaria e saj të mësohet me breza në Kosovë dhe Shqipëri.
#RIP
Flora Brovina
Burimi/Facebook


Leave a Reply