E kur thonë që shpopullimi nuk është i vërtetë. Nuk guxon të hapësh një temë çfarëdo në Shqipërinë tonë, se të dalin njëmijë plagë e probleme që kërkojnë zgjidhje. Do për rrugët, sa të duash, do për furnizimin me ujë, sa të duash, do për sigurinë ushqimore sa të duash, do për spitalet, katastrofë, do për ilaçet daha ma keq, do për sigurinë rrugore, Kandahar fare, do për aksidentet, bilanc lufte, do për krimin e organizuar, shkëlqen fare, do për drogën, çuditet bota, do për përmbytjet, përmbytemi me një curril shi, do për zjarret, shkretuar plantacione të tëra me ullinj, do për shtëpi të djegura, të dalin para sikur janë gjuajtur me napalm, do për korrupsionin, kullon fare, do për betonizimin e qyteteve, më keq se bunkerët, do për kulla e grataçela që nuk di se nga dalin lekët, se nga bankat nuk dalin, çuditet edhe bota për to, do për oligarkët që notojnë në luks dhe me para në bankat e huaja dhe në ofshorë, nuk dihet se nga i vjen pasuria, do për kontrabantë dhe për para të pista, pa fund, do për mjedisin, ndotje masive sa ndosim edhe adriatikun e jonin sa për gjithë shtetet përreth, do për kanalizimet dhe ujërat e ndotura, kundërmon e gjithë Shqipëria, do për ndërtimet pa leje, njëlloj si në luftën kundër mullinjve të erës, do për qiratë e shtëpijave, më të lartat në botë, do për çmimet në tregun e banesave, nuk preken me dorë, do për ngritjen e çmimit të naftës, të parët në rajon, do për rrogat e gjyqtarëve dhe të deputetëve dhe për pasuritë e tyre nuk kanë të krahasuar me pagat e popullit, do për varfërinë dhe skamjen e pensionistëve, më të varfërit në Europë, do për çmimet e larta të çmimeve të ushqimeve edhe më të larta se në Europë, do për grabitjet e pronave nga oligarkët, aq sa nuk përballohen paditë në gjykata dhe mbizotëron kudo vetëgjyqësia, sepse gjyqet i fitojnë oligarkët dhe patronazhistët, do për plehrat, digjen mes të ditës. Do për papunësinë, e paimagjinueshme, sepse punësohen të huajt e nuk punësohen vendasit aq sa çuditet bota. Vendi i vetëm në botë ku të huajt paguhen më mirë se vendasit dhe prandaj vendasit janë të detyruar të braktisin vendin familjarisht. Boll se u lodha. Ja këto janë arritjet tona, por megjithatë propaganda në mediat gjithfarësh të shurdhon veshët, luks i shfrenuar nga të pasurit dhe lëngim i plotë nga të varfërit, do makina luksoze, të mbysin rrugës e të lënë top në vend, më shumë makina luksoze në Shqipëri se në Europë. Por nga të gjitha këto më e dhimbshmja tingëllon rënia e numrit të nxënësve të klasës së parë në Përmet. Duket qartë që nuk po zhduken vetëm fshatrat, por edhe qytetet. Dhe qeveria ngulmon ende për reformën territoriale, sepse me sa duket sipas prognozave të saj në horizont del qartë që bashkitë që do të shkrihen nuk do të ekzistojnë më pas disa viteve. Me sa duket reforma territoriale gjyqësore paska qenë faza e parë ose pararëndësja e reformës territoriale. Në fakt, këto politika teorikisht hyjnë në kategorinë reforma smart. Kuptohet në nivel të vlerës absolute, sepse ky produkt realisht ka shenjën minus para. Pra smart në drejtimin e kundërt me një zhvillim normal social ekonomik. Po ato mijëra hyrje të pashitura kë presin vallë? Pse nuk bie çmimi i tyre në këtë hiper inflacion të ofertës ndaj kërkesës? Pse nuk vepron ligji themelor i kapitalizmit: kërkesë – ofertë?
Kujt po ia bëjmë gati tani këto qytete pasi të kthehen në qytete fantazma?
A mjaftojnë këto fakte që ky establishment politik që buron nga ky Kuvend me kuvendar të emëruar mbi parimin e ngritjes së kartonit sipas porosive të kryetarëve të partive dhe aspak si përfaqësues të popullit, duhet t’i kthejë këtij populli sovranitetin e votës? Pra të vettërhiqen njëherësh e ti kthejë të drejtën popullit për një rifillim normal demokratik me bazë votën e një vullneti të lirë e të pavarur. I duhen prerë fitilat në rrënjë kësaj strategjie të fshehtë shpopulluese vrastare që përcjellë një të ardhme të trishtuar, në vend një të ardhme të ndritur siç do ta meritonte një vend ma pasuri natyrore të pakrahasueshme me vendet e tjera që kanë ecur para e janë zhvilluar maksimalisht, pa pasur as gjysmën e potencialeve natyrore e njerëzore tona.
Burimi/Facebook


Leave a Reply