
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicu Ștefănuță, ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga ShqipëriaPost,ku një efektiv policie ushtron dhunë ndaj një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme.
Në reagimin e tij, Ștefănuță shkruan në anglisht: “They are repressing the people in Albania. I stand by the revolution.”
Në shqip: “Ata po shtypin popullin në Shqipëri. Unë qëndroj në krah të revolucionit.”
Reagimi i eurodeputetit vjen pas publikimit të videos nga ShqipëriaPost dhe në një kohë kur protestat dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë tërhequr vëmendje të gjerë.
Burimi/Facebook/Shqiperia Post


Leave a Reply