Ghedi quhet një qytet relativisht i vogël afër qytetit Brescia. Dje pasdite u festua nëpër rrugët e qytetit dhe në darkë u zhvillua një ceremoni me plot kuptimin e fjalës, e bukur.
Prej disa vitesh është punuar për të zbatuar një projekt ambicioz me financim të rajonit Lombardia dhe komunës. Brenda afateve u ndërtua një shkollë e re tetëvjeçare me parametra të larta.
Pati disa autoritete nga Kuvendi i Italisë, nga Rajoni Lombardia, provincat e komunat e mëdha Milano e Brescia. Mbi të gjtiha, pati një numër rekord personash të pranishëm. Pati shumë të ftuar personalisht, mes tyre dhe disa eksponetë të lëvizjes kulturore nga komuniteti shqiptar.
Gjatë ceremonisë, ndër të tjera, arkitekti në fjalën e tij tha që kanë menduar të bëjnë një objekt pa barriera arkitetktonike (njëkatëshe, në shërbim të sigurimit të nxënësve), një shkollë që veç mësimit, nxënësve u krijon mjedisin të marrin edukatë qytetare dhe të respektojnë vlerat që i shërbejnë përparimit e civilizimit.
Shkolla do të presë 800 fëmijë me klasa e laboratorë modernë, mensa për të gjithë e ambiente jashtë. Gjithë struktura ka një sipërfaqe rreth 8 hektarë.
Përmenda që ishim të ftuar edhe disa persona nga lëvizja shoqërore e persona që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe këtu ku jetojmë. Këta ftesa mbërritën për ne, sepse në komunën Ghedi (BS), Shefe e Zyrës së Arsimit Publik është një vajzë nga Durrësi. Zonja Arjeta Previzi, prej dy vitesh ushtron këtë detyrë dhe ka gjithnjë në vëmndje angazhimet e saj si aktiviste e gjallë dhe me veprimtari të gjerë në lëvizjen shoqërore e kulturore shqiptare. Mbrëmë këmbënguli dhe gjeti mundësinë të ishim të ftuar në këtë aktivitet që na përket si prindër, si gjyshër, si kredo profesionale dhe u ndiem shumë mirë në një veprimtari ku punohet me perspektivë për brezat.
Burimi/Facebook


Leave a Reply