1. Rikthimi i meritokracisë në PD.
☑️ Çdo funksion dhe përfaqësim të bazohet te kontributi, integriteti dhe puna, jo te grupimet apo interesat personale.
2. Hapje reale për demokratët e thjeshtë.
☑️ Anëtarësia të ketë zë në vendimmarrje përmes konsultimeve dhe votimeve të brendshme transparente.
3. Luftë kundër korrupsionit politik.
☑️PD duhet të jetë modeli i pastërtisë morale dhe financiare, me transparencë të plotë për fondet dhe vendimet.
4. Mbështetje për të rinjtë dhe profesionistët.
☑️Të rinjtë, intelektualët dhe profesionistët të kenë hapësirë reale në drejtimin dhe përfaqësimin politik.
5. Bashkimi i demokratëve.
☑️Fund përçarjeve dhe konflikteve personale,pasi demokratët kanë nevojë për unitet, respekt dhe bashkëpunim.
6. Mbrojtja e votës së lirë.
☑️Organizim më i fortë në terren dhe mbrojtje e çdo vote të demokratëve në çdo qendër votimi.
7. Afër qytetarëve dhe problemeve reale.
☑️PD duhet të flasë për ekonominë, papunësinë, emigracionin, pensionet dhe jetën e përditshme të shqiptarëve.
8. Përfaqësim dinjitoz i diasporës.
☑️Demokratët jashtë vendit të kenë rol aktiv dhe përfaqësim real në strukturat e partisë.
9. Komunikim i sinqertë dhe pa propagandë mashtrimi.
☑️Të themi të vërtetën edhe kur është e vështirë ,sepse besimi fitohet me ndershmëri dhe përgjegjësi.
10. PD si alternativë fituese për Shqipërinë.
☑️Një opozitë e fortë, moderne dhe e bashkuar që rikthen shpresën dhe besimin te qytetarët.
Çdo kandidat duhet të kandidoj për të përfaqësuar demokratët e ndershëm, jo interesat personale,
me përulësi, përgjegjësi dhe vendosmëri për një PD më të hapur, më të drejtë dhe më pranë njerëzve.
Me respekt miku dhe kolegu juaj P.M
Suksese kandidateve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply