Të gjithë kërkojnë fajtor,
të gjithë të pafajshëm janë.
Që faji të mos mbetet jetim,
fajtori jam unë prapë.
Jam, sepse nuk munda të realizoj
amanetin e të parëve tanë,
që luftuan pa kushte,
dhe pse i burgosën, i vranë.
Mendova se ky popull,
pas përmbysjes do ta gëzonte lirinë.
Mendova se falja ishte virtyt,
por komunizmi s’ka mëshirë.
Fajtor jam pse s’u rreshtova me turmën,
por mbeta besnik i idealit tim,
se Shqipëria do bëhet nga shqiptarë
që sakrifikojnë për shqiptari.
Jam fajtor se nuk besova
që komunizmi ka vetëm një surrat.
Ata kurrë nuk ndryshojnë,
mbeten internacionalistë dhe kaq.
Ndaj unë jam fajtori,
tjetër fajtor nuk ka.
Kot mos u mundoni,
unë jam fajtori, edhe pse pa faj.
“ f.m.”
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply