Me 29 maj 1453 ditë e marte, Sulltan Mehmeti II Fatihu (pushtuesi), pushtoi Kostandinopojën, kryeqendra e Bizantit dhe e të gjithë Krishtërimit për Lindjen.
Bashkë me qytetin, turqit osmanë të ardhur nga stepat e Azisë Mesme, e shëndërruan edhe Kishën e Shënsofisë (Kryekisha e Perandorisë Romake të Lindjes -Bizantit) në Xhaminë kryesore të Perandorisë Osmane duke e denatyruar atë objekt madhështor.
Kisha e Shën Sofisë (Hagia Sophia) u ndërtua në fillim nga Perandori Romak me gjak Ilir, Kostandini i Madh ne shek. IV, ndonëse u përirua në vitin 360 nga I BIRI Kastanci II…
Dy shekuj Perandori Justiniani I edhe ky me gjak Iliro-Dardan, e ridërtoi duke e përuruar më 537 këtë objekt madhështor.
Për afro 1000 vjet ishte katedralja më e madhe e botës së krishterë lindore dhe zemra shpirtërore e Perandorisë Bizantine. Brenda saj dominonin mozaikët e Krishtit, Virgjëreshës Mari dhe perandorëve bizantinë.
Disa karakteristika para pushtimit:
1-Kupola gjigante konsiderohej mrekulli inxhinierike.
2-Liturgjia ortodokse zhvillohej me ceremoni madhështore.
3-Muret ishin të mbuluara me mozaikë të artë bizantinë.
Kështu shën Sofia ishte simboli kryesor i Bizantit!
Pas pushtimi i Kostandinopojës më 1453 nga Mehmet Fatihu dhe pas hyrjes në qytet, Shën Sofia Iliro-Dardane e Bizantit, u shndërrua në xhami osmane, duke i bërë ndryshime:
1-U shtuan minaret osmane.
2-Këmbanat dhe altari u hoqën.
3-Shumë mozaikë të krishterë u mbuluan me suva.
4-U vendos mihrabi dhe elementë të arkitekturës islame.
5-U bë një nga xhamitë më të rëndësishme të Perandoria Osmane.
Gjatë shekujve osmanë, ndërtesa mori pamjen karakteristike me katër minare dhe kaligrafi islame gjigante, por një pjesë e madhe e strukturës bizantine mbeti e paprekur.
*Në vitin 1935, Mustafa Qenal Ataturku e ktheu në muze.
*Që nga viti 2020, ajo funksionon përsëri si xhami, ndërsa mbetet edhe monument historik botëror.
A do të çlirohet ndonjëherë Shën Sofia- kjo Kryekishë Botërore, duke u rikthyer në idenditetin, një herësh në misionin e saj të krishterë?
Gjet Ndoj
Tiranë 29 maj 2026




Burimi/Facebook


Leave a Reply