Mbrëmë për herë të parë në një intervistê dhënë tek Leonard Koja në emisionin HORIZONT të WndowRadio me seli në Gjermani, Florjan Haçkaj i famshmi president i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë pranon me zërin e tij se jo vetëm nuk ka patur shtetêsi shqiptare ne vitin 2016 siç pat deklaruar po vetë para 4 vitesh por tha që ne fakt e kishin harruar ne sistem. Ama nuk na tha se si zoteria aplikoi dhe mori pasaporte shqiptare 4 vjet pasi kishte dorezuar shtetesine e kjo ne vitin 2016!
Nje mashtrim i radhes i trashe e krejt ordiner nga një mashtrues tashmë serial Sa here justifikohet per çështjen e shtetësisë dhe pasaportës jep nje variant tjetër! kuptohet se rrena dhe mashtrimi nuk ka bosht por perdridhet si gjarperi!
Para tre vitesh në pergjigje te pyetjeve te mia tha e kam rimarre shtetësinë shqiptare në vitin 2016 dhe regjimi ma hoqi ne vitin 2022. Duke qene tani i vetedijshem për shkeljen e rëndë qe ka bërë dhe te palarat i ka në shesh sonte dha varient krejt tjeter duke i bërë lemsh faktet në kohë! Kaloi nga pasaporta me vrima që ka qenë para vitit 2000 …në parashkrim e deri tek rrena se dikush ja pa emrin ne listë të votimit e ky “patrioti” shfrytezoi rrumpallhënen e shtetit shqiptar sipas tij e vrapoi per te votuar!
Fakti qe se luan topi e nuk ka ligj që e fal e justifikon është që zotëria ka marrë pasaportë shqiptare ne vitin 2016 pa patur shtetësi. Pikë. Fakt.
E këtë e ka bërë duke qenë i vetëdijshem që ka shkelur ligjin se zotëria nuk është as bari dhish e as punëtor ndertimi por i mireshkolluar për të kuptuar çfarë është shkelje flagrante e ligjit e nuk ka patriotizem që e justifilon veprimin e tij siç e bëri ai mbrëmë ne radion Window. E kjo nuk duhej lejuar në një media serioze!
Përndryshe publiku dhe në veçanti brezi i ri që ju degjon keqedukohet e krimi duket normë sepse ajo që ka bërë ai eshte krim e nuk ka emër tjeter.
• në vitin 2019 zotëria u shpall ambasador i kombit nga Rama-Majko!
Nuk e di a e dinte stafi i Edit nëse zoteria nuk kishte shtetësi shqiptare!
• nuk ka patriotizem që justifikon shkeljen e ligjit shqiptar duke votuar (siç ka bërë zoteria në vitin 2021) kur nuk ke të drejtë vote! Këtë mund ta bëjë vetëm nje idivid që është në shërbim të sektit e i ka krahët e mbrojtur që nuk i hy gjemb në këmbë!
Sepse po ta kisha bërë une këtë veprim apo ju Z.Koja do arrestoheshim në momentin e parë që do shkelnim në aeroportin e Rinasit në dalje apo në hyrje!
• duhet ose të jesh trim me fletë ose të kesh mbrojtje nga rregjimi që të zbulohesh nga gjykata kushtetuese që mban pasaportë të paligjshme e jo vetëm nuk procedohesh penalisht por përkundrazi bën viktimën në televizione dhe vazhdon “luften” ndaj regjimit!
Jo vetëm kaq por një shkelesi të ligjit i jepet hapësirë pa asnjë mandat në tryezat e KQZ, komisione të Parlamentit e pritet edhe nga Presidenti i Republikës!
• duhet te jesh vertet naiv të besosh se Kuvendi i Shqipërise miraton një ligj për votën e disporës (me postë) egzaktësisht siç e kishte shkruar ky shkelësi i ligjit të dy shteteve, shqiptar dhe gjerman!
Personalisht u shokova që moderatori i emisionit e kaloi me kaq lehtësi një çeshtje që në vendin ku jeton ai është tepër serioze. Nëse i jep hapesirë një individi të tillë shkoi deri në fund të vërtetës, ndihmoje interesin publik shqiptar!
Me traumatikja dhe fundi i logjikës ështe që ky që duhet të ishte në burg do na bëjë bashkimin e opozitës në forumin për dialog te Ermal Hasime Sorosit!
Larg o Zot nëse ky dhe organizata e tij diasporake të jenë ne 15 %-in e forumeve të Partisë (së ripërtërirë) Demokratike se kjo do ishte njolla më e rëndë për një parti opozitare në të cilën idetë kanë vdekur prej vitesh por të paktën në të nuk duhet të ketë vend për kriminelë
Uroj te mos ndodhë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply