Mes mijëra protestuesve në Shkup, një djalosh i vogël mbajti në duar një pankartë që tha më shumë se çdo fjalim: “Mos ma përktheni të ardhmen!”
Një mesazh i shkurtër, por i fuqishëm, që u kthye menjëherë në simbol të protestës për gjuhën shqipe. Ai nuk fliste vetëm për një provim. Fliste për dinjitet, për barazi, për identitet dhe për të drejtën e brezave të rinj shqiptarë që të mos rriten si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.
Studentët shqiptarë kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, një e drejtë themelore që nuk duhet të kërkohej me protesta në vitin 2026.
Prania e fëmijëve dhe të rinjve në këtë protestë e bëri mesazhin edhe më të fortë: gjuha shqipe nuk është vetëm e sotmja jonë, është e ardhmja që nuk mund të përkthehet, të mohohet apo të negociohet.
Burimi/facebook/First Hello World


Leave a Reply