Ishin vitet 1985-1986 kur u njoha se afermi me prof. Servet Pellumbin. Ai na jepte filozofi ne kursin e larte pasuniversitar ne Akademine e Arteve. Ishte nje njeri qe te ngjallte respekt dhe admirim me paraqitjen, sjelljen, kominikimin. E ne menyre te vecante impresionuese ishte njohja e tij e filozofise, sidomos metodes dialektike.
Nga ajo kohe, me prof. Server Pellumbin ruajtem ne menyre konstante marredheniet shume te mira te qendrueshme njerezore, pavaresisht dinamikave politike ne vend dhe ne vete karrieren e tij politike.
Prof. Servet Pellumbi njihet dhe vleresohet gjeresisht me shume respekt dhe konsiderate te larte ne Shqiperi dhe jo vetem. Profilin e tij politik e shquajne disa tipare qe jane shume ta ralla e thuajse te munguara ne politiken aktuale shqiptare.
Prof. Servet Pellumbi ishte nje politikan ideologjik sociademokrat i bindur, i pandryshueshem, i padevijueshem dhe teresisht i qendrueshem ne bindjen e tij. Ai ishte empatik i thelle per njerezit e thjeshte, per ekonomine dhe zhvillimin e ekuilibruar social ne Shqiperi.
Prof. Servet Pellumbi luftoi me vendosmerine e tij te qete per te zbutur polarizimin politik ne vend, per arritjen e kompromiseve me dobi per vendin, demokracine dhe zhvillimin socio-ekonomik.
Prof. Servet Pellumbi gjeneronte modelin e tolerances vetepermbajtjes, etikes dhe komunikim njerezor. Ne krye te PS dhe te Kuvendit te Shqiperise zeri i tij kumbonte me urtesi, zgjuarsi, miresi dhe moral te admirueshem.
Prof. Servet Pellumbi ruajti palekundur integritetin e njeriut, intelektualit, akademikut dhe politikanit te shquar qe i dha gjithcka Shqiperise, popullit shqiptar, te majtes socialdemokrate shqiptare, duke lene vetem e vetem respekt e mirenjohje te larte.
Lamtumire prof. Servet Pellumbi, te qofte i lehte dheu i Atdheut, qe aq shume e doje dhe iu dedikove! E paharruar jeta dhe vepra jote!
Prof. Asoc. Dr. Lisen Bashkurti
Burimi/Facebook


Leave a Reply