Po vazhdon të artikulohet sërish teza se sikur diaspora ka votuar në shumicë Partinë Miladin-Dushaniste alias Socialiste!
Mjerisht pre e këtij mashtrimi kanë rënë dhe vazhdojnë të bien edhe eksponentë të Opozitës Shqiptare!
Kjo tezë është sa e dëmshme sa edhe fyese për Mërgatën Shqiptare kudo në botë e që mendjen dhe zemrën e ka tek Shqipëria. Te Shqipëria reale e jo tek Shqipëria 3D që servirin mediat e mafias rilindase!
***
Vota e Diasporës ka qenë një komplot i pastër i mafies rilindase në bashkëpunim me “Diasporën Për Shqipërinë e Lirë” dhe KQZ-ne e Ilirjan Celibashit!
Për fat të keq viktimë e këtij komploti që bërtiste ra edhe Partia Demokratike që në mënyrë krejt naive e pranoi votën me postë të diasporës qe iu servir nga DPSHL por ne fakt ishte ngjizur dhe dizajnuar në zyrat e PS-se!
Mërgata NUK ka votuar mafian rilindase POR kjo e fundit përmes sistemit kriminal të patronazhimit kryesisht brenda vendit por edhe jashtë vendit kanë votuar në emrin tonë, kanë tjetërsuar votën tonë me marifete shumë më të thjeshta krahasuar me ato që zbatojnë në Shqipëri!
Tezën dashakeqe dhe helmhedhëse se diaspora nuk e njeh realitetin shqiptar dhe kur voton bazohet në pamjet dhe programet që servir mafia mediatike e Shqipërisë unë nuk e pranoj por e hedh poshtë me neveri!
Mërgata Shqiptare nuk është ajo që na paraqet “Sekti Rilindas” në samitet tallava një herë në 4 vjet as ajo e lëpirësave qe ajo iu hedh kocka dhe dekorata!
Mërgata në shumicë dërmuese është ajo që e do Shqipërinë me zemër e është larguar nga vendi pikerisht per shkak të kësaj mafie.
Mërgata nuk e voton sektin!
Mërgata në tërësi e ka refuzuar regjistrimin në regjistrat dhe databazat e rilindjes!
Kjo sepse Mërgata nuk është 200 mije shqiptare por të paktën 10 fishi i saj!
Ju lutem mos na hidhni baltë sepse nuk e meritojmë. Nuk e pranojmë njollën që përpiqet të na vendosë mafia rilindase me qëllim për të na defaktorizuar.
Kjo sepse bash ky ka qenë qëllimi i sektit dhe DPSHL-se kur së bashku gjarpëruan votimin me postë nga Gjykata Kushtetuese, Parlament e deri në KQZ.
Diaspora nuk ka votuar sektin!
Eshtë sekti që ka votuar në emër të saj!
Burimi/Facebook


Leave a Reply