– Roli i tyre në Beteja e Koshares”, një aktivitet me rëndësi të veçantë historike dhe institucionale, i organizuar në bashkëpunim ndërmjet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, Bashkësia e Shqiptarëve të Zagrebit dhe Bashkësia Shqiptare e Prefektures PGŽ (Prekektura bregdetaro malore)
Aktiviteti u mbajt në sallën “Družba Braća Hrvatskog Zmaja”, në prani të përfaqësuesve institucionalë, pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Kroaci, si dhe të ftuarve të shumtë nga fusha akademike dhe shoqërore.
Gjatë simpoziumit u trajtuan në mënyrë të thelluar dimensionet historike dhe njerëzore të kontributit të shqiptarëve nga Kroacia në zhvillimet kyçe të luftës në Kosovë, dhe roli i pazevendsueshem i Ton Markut si koordinator krysor i ketij organizimi te shqiptareve ne Kroaci per luften ne Kosove, me theks të veçantë në Betejën e Koshares, si një nga momentet më domethënëse të rezistencës për liri. Diskutimet u pasuruan me dëshmi personale dhe reflektime të drejtpërdrejta, duke kontribuar në dokumentimin dhe kultivimin e kujtesës historike kolektive. Në këtë kontekst u veçua roli i oficerit Afrim Bekaj, si shef i logjistikës, kontributi i të cilit rezultoi thelbësor për mbështetjen operacionale dhe qëndrueshmërinë e forcave në vijën e frontit.
Në kuadër të këtij simpoziumi u shpalosën gjithashtu vlerat dhe kontributi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve të Kroacisë, me një theks të veçantë në rolin e Primorsko-goranska županija, e cila përmes angazhimit të saj institucional mundësoi organizimin dhe mbështetjen për pjesëmarrjen në luftë të figurave të shquara si herojve te Kosoves Bekim Berisha, kolonel Xhelal Hajda (TONI) dhe Selajdin Mullabazi (Mici). Në të njëjtën linjë, u vlerësua edhe roli i oficerëve të karrierës që i dhanë fizionomi dhe strukturë profesionale betejës së Koshares, ndër të cilët spikat Agim Ramadani, Hero i Kosovës.
Në këtë sesion morën pjesë personalitete të njohura dhe kontribuues të drejtpërdrejtë të ngjarjeve historike:
* Rustem Berisha, komandant i Brigadës 138 dhe ish-ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës
* Musa Gjakova, kolonel
* Bedri Avdiu, luftëtar
* Nexhip Hajdari, shef i shtabit të operacionit “Shigjeta”
Moderimin e aktivitetit e bëri Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.
Simpoziumi u vlerësua si një platformë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit shqiptar në Kroaci dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe të kujtesës kolektive për ngjarjet e Kosovës.


Burimi/Facebook/Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb


Leave a Reply