Kreshnik Mujeci, i cili u ekzekutua në Balldre të Lezhës, bashkë me bashkëshorten e tij, dhe që ishte babai i katër fëmijëve, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai së bashkë me kushëririn Jozef Mujeci, janë akuzuar për vrasjen e Genc Pjetrit, në tetor 2016. Pas një konflikti për motive të dobëta, Jozef Mujeci, asokohe vetëm 21 vjeç,dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ballë Gegë Pjetrin duke e lënë të vdekur.
Pak ditë para vrasjes, më 6 tetor 2016, Jozef Mujeci kishte debatuar me 49-vjeçarin Genc Pjetri dhe pas një tjetër përballje në Torovicë të Lezhës, i riu e ka qëlluar me armë zjarri. Asokohe ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy kushërinjtë e tij, të shpallur në kërkim, Kreshniku u arrestua vetëm një vit më pas, në 2017.
Por pas një kalvari nëpër dyert e gjykatave, dy kushërinjtë Mujeci, Jozefi dhe Kreshniku, ende nuk rezultojnë të dënuar për vrasjen e babait të katër fëmijëve.
Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës i ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj më 27 nëntor 2018.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër, më 6 nëntor 2019, ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Prokuroria bëri rekurs dhe me një vendim të 31 tetorit 2024, Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply