Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 29-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi u bë një thirrje urgjente për dhurim gjaku.
E reja, e cila kishte sjellë në jetë binjakë, ndodhej në gjendje kritike dhe kishte nevojë të menjëhershme për gjak të grupit 0 negativ.
Apeli për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën thirrjes me solidaritet.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe reagimit të menjëhershëm të qytetarëve, e reja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes së rënduar.
Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa familjarët përballen me dhimbjen e madhe të humbjes në këto momente të vështira.
Portali Shkodres i shpreh ngushellimet më të sinqerta të familjes
Burimi/Facebook/Portali Shkodrës


Leave a Reply